Prill 01, 2020 17:11 Europe/Tirane
  • Forcat e Hashd Sha’bi fillojnë operacionet në provincën Dejale

Komandanti operativ i forcave Hashd Sha’bi në provincën Dejale të Irakut ka njoftuar për fillimin e operacioneve për inspektim dhe kontrollim në pjesën veriore të rajonit Al-Mekdadije për të spastruar këtë rajon nga elementët terroristë të ISIS.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Talib Al-Musavij, komandanti operativ i forcave Hashd Sha’bi në provincën Dejale të Irakut, sot (të mërkurën) ka thënë: “Operacionet për kontrollim dhe inspektim në veri të rajonit Al-Mekdadije në provincën Dejale kanë filluar nga forcat e Hashd Sha’bi me pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e forcave të ushtrisë dhe të policisë së Irakut me qëllim spastrimin e këtij rajoni nga elementët terrorist të mbetur nga grupi ISIS dhe kthimin e të shpërngulurve në shtëpitë e tyre”.  

 

Tags

Komente