Prill 01, 2020 17:17 Europe/Tirane
  • Hutimi dhe destabilizimi i Amerikës në Irak

Kryetari i Unionit të Radiotelevizioneve të Irakut duke vë në dukje disfatat e Amerikës në Irak, ka thënë se amerikanët në Irak janë të hutuar dhe të dështuar në programin e tyre.

Hamid Al-Husejni, kryetari i Unionit të Radiotelevizioneve të Irakut të mërkurën në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, duke theksuar faktin se amerikanët në Irak kanë dështuar, shtoi: “Tërheqja e forcave amerikane është bërë për shkak të gatishmërisë së lartë luftarake dhe moralit të lartë të forcave të rezistencës Hashd Sha’bi dhe forcave të tjera irakiane”.

Hamid Al-Husejni vuri në dukje zhurmën mediale në lidhje me zhvendosjen dhe lëvizjet e forcave ushtarake të Amerikës në Irak dhe tha: “Amerikanët për ta ruajtur hegjemoninë e tyre “prej kashte” në sytë e botës dhe për t’i dhënë moral faktorëve të tyre servilë në Irak, ka filluar këtë luftë propagandistike. Qielli i Bagdadit dhe i shumë rajoneve të Irakut gjatë ditëve të kaluara ka qenë arenë e shumë fluturimeve të avionëve, helikopterëve dhe dronëve amerikanë, mirëpo realiteti është diçka tjetër”.

 

Tags

Komente