Prill 01, 2020 22:22 Europe/Tirane
  • Siria:

Tashmë është e konfirmuar, Izraeli ka humbur plotësisht në Siri! Të Martën në mbrëmje, 31 Mars, avionët F-16 izraelitë u shfaqën përsëri në qiellin e Bejrutit, duke gjuajtur 10 raketa drejt qytetit të Homsit dhe aeroportit të tij strategjik al-Shajrat që ndodhet në lindje të provincës duke provokuar automatikisht reagimin e fuqishëm të njësive të mbrojtjes anti-ajrore siriane.

Dhe fjala "e fuqishme" nuk thotë ende gjithçka. Pa iu referuar baterive të S-300 të vendosura në këtë bazë, mbrojtja anti-ajrore siriane për të cilën disa thonë se është përforcuar kohët e fundit nga "elementë të prodhimit iranian" arritën të interceptonin të gjitha raketat e lëshuara kundër aeroportit ushtarak i cili është në rrugën që lidh Homsin me Tadmorin, i cili ndodhet 31 kilometra në jug-lindje të Homsit. Imazhet e raketave të mbrojtjes anti-ajrore siriane të lëshuara njëra pas tjetrës që shkatërrojnë raketat izraelite janë mbresëlënëse. Sipas burimeve ushtarake siriane, asnjë raketë e armikut nuk i shpëtoi shkatërrimit. Kjo thotë shumë për aftësitë e zgjeruara të mbrojtjes ajrore siriane në një rajon, "HOMS", ku forcat e Rezistencës ruajnë pozicionet e tyre dhe sigurojnë që kupola e mbrojtjes anti-ajrore të Sirisë të mbetet hermetikisht e padepërtueshme. A është kjo një përgjigje nga bateritë anti-raketore iraniane Bavar 373? Ndoshta, posaçërisht pasi mediat pro-izraelite nga Arabia Saudite filluan një valë të çuditshme të lajmeve 'fake', sipas të cilave komandantët e lartë të Forcës Kuds ishin vrarë në këtë sulm! Mbetet fakt që demonstrimi i forcës së mbrojtjes anti-ajrore siriane, e optimizuar dukshëm nga Rezistenca, duhet t'i japë arsye për mendim boshtit SHBA-NATO, i cili aktualisht është duke punuar për krijimin nga ana e Ankarasë të një zone të ndalim-fluturimit mbi Idlib,  në një kohë kur gjithçka sugjeron një ofensivë të afërt siriano-ruse në Idlib. Në të vërtetë, ushtria turke vendosi disa ditë më parë në Idlib bateri raketash amerikane MIM-23 Hawk, një variant më rudimentar sesa bateritë e raketave Patriot, me ndihmën e të cilave Turqia e Erdoganit dhe mbështetësit e saj amerikanët, francezët, britanikët dhe izraelitët, shpresojnë të jenë në gjendje të rrëzojnë MiG-ët sirianë apo edhe Sukhoit rusë në qiellin e Idlibit. Për më tepër, sulmi Izraelit i 31 Marsit duket se ka përfituar nga mbështetja "e fshehtë" e forcave të NATO-s, njësitë detare të së cilës vazhdojnë të vërdallosen jo larg bregdetit sirian dhe këtu kemi parasysh më veçanërisht aeroplanmbajtësen franceze Charles de Gaulle, ndërkohë që tashmë Franca ka treguar gatishmërinë e saj përmes manovrave të përbashkëta ajrore dhe detare si me Izraelin, ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara. 31 Marsi 2020 do të jetë një datë e shënuar pasi që nga sulmi i kombinuar i boshtit SHBA-NATO-Izrael që synoi objektivat ushtarake në provincën e Homs-it ku pozicionohet Rezistenca, përfundoi në një dështim më se të plotë, pasi asnjë raketë e armikut nuk ishte në gjendje të kalojë kupolën e mbrojtjes ajrore që mbulon Sirinë perëndimore. Kjo disfatë duhet të kuptohet jo vetëm nga Izraeli, por edhe nga Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, sidomos pasi ajo ndodhi në një kontekst të zhurmës ekstreme të mediave rreth raketave Patriot që amerikanët pretendojnë se i kanë vendosur në Irakun fqinj, në Erbil dhe al-Anbar.

 

Tags

Komente