Prill 03, 2020 14:03 Europe/Tirane
  • Turqia në dy muajt e fundit ka dislokuar 20 mijë ushtarë në Idlib të Sirisë

Qendra për Studimin e Luftës në Amerikë thotë se ushtria e Turqisë gjatë dy muajve të fundit ka dislokuar 20 mijë forca të saj në provincën Idlib të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Qendra për Studimin e Luftë në Amerikë ka publikuar një hartë në lidhje me gjendjen e ushtrisë së Turqisë në provincën Idlib në veri të Sirisë.

Sipas raportit të kësaj qendre, Turqia që nga 1 shkurti e deri në fund të marsit, ka dislokuar mbi 20 mijë forca brenda në territorin e Sirisë.

Kapacitetet ushtarake të Turqisë të dislokuar në Siri përfshinë forcat speciale, njësitë e blinduara dhe forcat e këmbësorisë së lehtë të quajtura “Komando” që kanë marrë pjesë në operacionet e Afrinit sidomos brigadën e pestë të komandove me specializim në luftën guerile.

Sipas raportit të kësaj qendre, ushtria e Turqisë me pajisjet e reja të saj në provincën Idlib ka krijuar një linjë të re të frontit përball forcave të ushtrisë së Sirisë në perëndim të rrugës M-5 dhe ka ndryshuar paralelët në këtë rajon. Turqia po vazhdon të forcojë forcat e saj në Siri dhe marrëveshja për armëpushim e nënshkruar mes Turqisë dhe Rusisë është bërë gjithnjë e më e brishtë.

 

Tags

Komente