Prill 04, 2020 10:59 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet e avionëve sauditë kundër Jemenit

Kanali televiziv Masira njoftoi se në 24 orët e kaluara avionët agresorë sauditë kanë kryer 19 bombardime në zona të ndryshme të Jemenit.

Avionët agresorë sauditë kanë sulmuar provincat Saade Maareb, Xhuf, Imran, dhe Hexha. Deri ani nuk janë bërë të ditur numri i personave të vrarë dhe të plagosur në këtë sulm. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.

Tags

Komente