Prill 04, 2020 22:28 Europe/Tirane
  • Pentagoni frikësohet për më të keqen

Në orët e fundit të së martës 31 Mars, disa orë para përfundimit të ultimatumit të lëshuar nga Rezistenca Irakiane për trupat amerikane, dhe ndërsa media kryesore ka spekuluar mbi "një vizitë të fshehtë nga komandanti i përgjithshëm i Forcës Kuds të Gardës Revolucionare Iraniane në Irak", diçka absolutisht e jashtëzakonshme ndodhi në Homs.

dhjetë raketa Hellfire të lëshuara nga regjimi izraelit kundër aeroportit ushtarak  al-Shajrat, kryeqendër e forcave të armatosura të Rezistencës në Siri, u kapën të gjitha dhe u qëlluan, duke e bërë sulmin e aksit Izraelit-SHBA-NATO më 31 Mars, një nga fiaskot më të këqija që nga fillimi i luftës në vitin 2011. Është e vërtetë që mbrojtja anti-ajrore Siriane nuk e aktivizoi sistemin S-300 të saj dhe u mjaftua me përdorimin e sistemeve S-200 dhe Pantsir. Por vëzhguesit e informuar, të cilët ndjekin zhvillimet më të vogla në terren, menduan se përmes kësaj performance panë një parametër të ri: a ka përfituar Ushtria Siriane nga një element i ri në arsenalin e saj të mbrojtjes ajrore? Apo me fjalë të tjera, a i ka dorëzuar Irani bateritë e tij të raketave anti-ajrore Ushtrisë Siriane? Qëndrimi i shfaqur nga mainstream media, e më pas nga forcat ushtarake amerikane  e të NATO-s ishin në favor të kësaj hipoteze dhe dëshmuan për një panik të madh: një fakenews që pretendoi vdekjen e gjeneralit Kaani dhe njërit prej ndihmësve te tij Amir Purdastan në sulmin izraelit të 31 Marsit, ndërsa sulmi izraelit dhe disfata e rëndë e Izraelit u zhduk komplet nga rendi të ditës së mediave, falë një lajmi të mbizotëruar nga Covid-19 që të bën të harrosh një "fakt shqetësues". Ky fakt ishte mjaft shqetësues duke ngritur avionët F-16 të SHBA, në operacion të plotë të shantazhimit në qiellin e Irakut, deri në Siri. Të goditur nga paniku, Forcat Ajrore të SHBA-së vepruan me tërbim jo vetëm duke simuluar bombardime në qendrat urbane në Irak, por fluturuan edhe mbi qytetin sirian Hasake në verilindje të Sirisë, ku Rusia mban bazat e saj në Kamishli me bateritë e saj raketore S-400. Dhe e gjithë kjo kundrejt një sfondi të kërcënimeve dhe lutjeve të Trump ndaj Iranit dhe Rezistencës Irakiane ndaj të cilëve ai premtoi një përgjigje të ashpër, ndërsa kërkoi dialog! Sipas burimeve zyrtare, ndërsa trupat amerikane vazhdojnë të shtohen përsëri në Ain al Asad, Pentagoni ka njoftuar të Premten 3 Prill, një tërheqje të re, këtë herë nga një bazë e vendosur në veriperëndim të Ramadit, Habanijeh. Ndërkohë, të drejtuar nga Ain al-Asad, radarët e Rusisë në Siri po ndjekin me shumë interes këtë rritje të tërbuar në aktivitetet e Forcave Ajrore të SHBA mbi Irak, jo pa i transmetuar të dhënat Rezistencës. Mikhail Bogdanov, i dërguari special i Putinit në Lindjen e Mesme, të enjten kontaktoi ambasadorin iranian në Moskë, Kazem Xhalali, për t'i thënë atij se "Moska është në rrjedha" dhe se "zhvillimet në Irak janë shumë të rëndësishme për të". Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani janë përballur me një situatë të jashtëzakonshme: trupat e tyre janë të rrethuar nga tre anë: në Irak në al-Anbar, në verilindje të Sirisë në Hasake, por edhe në kufijtë Siro-Irakenë, në rajonin Kaem-Abu Kamal dhe kjo në kushtet kur ushtria izraelite po humbet të gjithë efektivitetin, raketat e saj të shkrepura nga qielli i Libanit tani janë të kapshme. Shenjë e këtij paniku, ndihmësit daeshistë (ISIS) të SHBA, të liruar 5 ditë më parë gjatë një rebelimi të rremë në burgun al-Ghurian (të kontrolluar nga amerikanët) në Hasake, sulmuan të Premten 3 Prill pozicionet e Ushtrisë Siriane dhe aleatëve të saj irakianë në shkretëtirë siriane në Homs dhe në periferi të Abu Kamal në Deir ez-Zor. Oficerët amerikanë që drejtuan operacionin kërkuan një "goditje dhe largim të shpejtë" (hit-and-run), por pa arritur sukses, pasi Ushtria Siriane dhe aleatët e saj ishin në gatishmëri të lartë. Shtetet e Bashkuara djallëzisht kanë frikë. Ristrukturimi i trupave amerikane në Irak nuk duhet të na bëjë të harrojmë situatën shumë të pasigurt të trupave amerikane në Siri. Është një front i madh anti-SHBA dhe anti-NATO që shtrihet nga Iraku perëndimor në Sirinë Lindore dhe që duket gjithnjë e më i rezistueshëm ndaj sulmeve ajrore. Mbrojtja anti-ajrore e integruar siriano-ruse duket se është përforcuar nga bateritë e sistemeve raketore iraniane për fatkeqësinë e madhe të SHBA dhe aleatëve të saj, thotë një analist duke aluduar me një fakt interesant të cituar nga Avia.pro: "Të Premten në 3 Prill, SHBA dërgoi një RG-4 Global Hawk dhe një Boeing RC-135 për të spiunuar në kufijtë e Krimesë ku janë instaluar sistemet ruse S-400 dhe S-500, pa dyshim që të informohen mbi funksionimin e mbrojtjes anti-ajrore ruse. Frika më e keqe e SHBA është se Forca Ajrore e SHBA do të humbasë të gjithë efikasitetin!"

 

Tags

Komente