Prill 05, 2020 10:38 Europe/Tirane
  • Jemen: Lirohen më shumë se 1500 të burgosur

Qeveria e shpëtimit kombëtar në Jemen edhe pse nuk ka regjistruar ndonjë rast të të infektuarve me virusin korona, ka liruar disa të burgosur nga frika e përhapjes së këtij virusi.

Nabil Azai, prokurori i përgjithshëm i Jemenit në një intervistë për agjencinë Masira të lajmeve ka thënë se nga fillimi i Marsit e deri tani në Jemen janë liruar nga burgu 1500 njerëz nga frika e përhapjes së virusit korona, edhe pse deri tani nuk është zbuluar dhe nuk është regjistruar ndonjë rast me Covid-19. Abdullah Hadi kreu i zyrës së shëndetit dhe reformës sociale në ministrinë e brendshme të Jemenit gjithashtu ka thënë se kjo ministri ka marrë të gjitha masat për ruajtjen e jetës së të burgosurve nga virusi Covid-19 dhe çdo i burgosur i ri dërgohet më parë në një vend të veçantë ku kushtet higjienike respektohen sipas normativës. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.

Tags

Komente