Prill 06, 2020 16:05 Europe/Tirane
  • Amerika kryen testime ushtarake në bazën Ajnul-Asad të Irakut

Veprimet e dyshimta të forcave ushtarake terroriste amerikane në provincën Anbar në perëndim të Irakut akoma po vazhdojnë dhe së fundi janë shtuar edhe më shumë.

Kanali televiziv Al Mejadin ka raportuar se forcat amerikane në bazën ajrore “Ajnul-Asad” të Irakut kanë testuar sistemin e mbrojtjes raketore “C-RAM” mbi një dron.

Sistemi i mbrojtjes raketore C-RAM është prej llojeve të sistemeve kundër raketave, topave dhe predhave. Ky sistem mund të veprojë edhe përball armëve më të vogla si raketat Katjusha 107 milimetër.

Koalicioni i Amerikës i ashtuquajtur kundër ISIS ka njoftuar se forcat ushtarake amerikane në brigadën 1 dhe në brigadën 25 të këmbësorisë kanë zhvilluar manovra me municion luftarak dhe artileri “Hoviters M770”.

Amerika së fundi ka deklaruar se do ta transferojë ambasadën e vet nga Bagdadi në bazën Ajnul-Asad e cila është baza më e madhe ajrore në Irak. Uashingtoni pretendon se me këtë veprim do ta mbrojë ambasadën e vet nga sulmet e mundshme të grupeve të rezistencës.

Në reagim ndaj këtij veprimi, shumë ekspertë dhe autoritete irakiane kanë deklaruar se ambasada e Amerikës duhet të punojë në Bagdad dhe transferimi i saj në një vend tjetër përveç kryeqytetit, është në kundërshtim me protokollet dhe normat diplomatike.

Kjo është në kohën kur Amerika pa marrë pëlqimin zyrtar të qeverisë së Irakut, ka instaluar sistemin raketor Patriot në bazën Ajnul-Asad të Irakut.

Çështja e instalimit të sistemit raketor Patriot në Irak është shoqëruar me zhurmë shumë të madhe. Amerikanët pretendojnë se me instalimin e baterive të sistemit raketor Patriot synojnë mbrojtjen e jetës së ushtarëve të tyre dhe të garantojnë sigurinë e tyre.

Pavarësisht këtyre veprimeve të Amerikës, tetë grupet e forcave të Hashd Sha’bi dy ditë më parë kanë deklaruar përsëri qëndrimin e vet ndaj forcave pushtuese amerikane dhe kanë theksuar se këto forca terroriste duhet të largohen nga territori i Irakut.

Këto grupe kanë theksuar se të gjitha kërcënimet e fundit të Amerikës në lidhje me sulmet ndaj grupeve dhe komandantëve të Rezistencës, janë vetëm përpjekje për të mbuluar disfatën e tyre dhe forcat ushtarake amerikane janë më të dobëta se sa të hyjnë në luftë me grupet e rezistencës së Irakut dhe komandantët e forcave amerikane janë plotësisht të vetëdijshëm për forcën e këtyre grupeve. Kjo është për arsye se në kohën e pushtimit të Irakut nga forcat ushtarake të Amerikës, forcat ushtarake amerikane e kanë provuar një gjë të tillë.

Tags

Komente