Prill 06, 2020 19:43 Europe/Tirane
  • Covid-19 shkakton përplasje në Izrael

Ministritë izraelite të çështjeve ushtarake dhe të shëndetësisë janë në konflikt në lidhje me menaxhimin e luftës kundër koronavirusit.

Kanali 12 televiziv izraelit  ka ngritur një cep të perdes së një konflikti të fshehtë midis Ministrisë së Çështjeve Ushtarake dhe Ministrisë së Shëndetësisë, secila prej të cilave dëshiron të marrë përgjegjësinë për menaxhimin e luftës kundër përhapjes së koronavirusit. Naftali Bennett, Ministri Izraelit i Çështjeve Ushtarake, tha në një intervistë se kthimi në normalitet në Izrael kërkonte që menaxhimi i luftës kundër koronavirusit t'i besohej ministrisë së tij. "Ushtria e di mirë misionin e saj," shtoi ai. Naftali Bennett tha se përgjegjësia duhej t'i ishte dorëzuar ushtrisë një muaj më parë. "Nëse duam të luftojmë këtë sëmundje dhe të ringjallim ekonominë e Izraelit, ne duhet t'i besojmë këtë përgjegjësi ushtrisë dhe shërbimeve të sigurisë", tha Naftali Bennett. Për më tepër, numri i rabinëve ultra-ortodoksë të vrarë nga koronavirusi është në rritje. 7.589 izraelitë janë infektuar me koronavirus deri më tani. 42 njerëz humbën jetën, përfshirë 24 rabinë ultra-ortodoksë. Rabinët ultra-ortodoksë po vazhdojnë të ndjekin ceremonitë hebreje pa i kushtuar aspak vëmendje përhapjes së shpejtë të Covid-19. Ultra-Ortodoksët hedhin poshtë udhëzimet mjekësore dhe shëndetësore. Një përleshje madje u zhvillua në Kuds midis policisë dhe ultra-ortodoksëve që nuk pranuan të mbyllnin sinagogën e tyre. Në të njëjtën kohë, ushtarët izraelitë e kanë të vështirë të evakuojnë të prekurit nga koronavirusi nga qyteti Bnei Brak i banuar nga ekstremistët ultra-ortodoksë.

 

Tags

Komente