Prill 09, 2020 07:20 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite: Virusi korona përhapet tek familja mbretërore

Virusi korona është përhapur shumë në familjen mbretërore të regjimit saudit.

Gazeta Nju Jork Times shkruan se rreth 150 pjestarë të familjes mbretërore në Arabinë Saudite janë infektuar me virusin korona. Princi Fejsal bin Bandar bin Abdulaziz, një prej princave të lartë në Arabinë Saudite dhe prefekt i Riadit, është shtruar në departamentin ICU të shërbimeve speciale për shkak të virusit korona. Me dhjetëra pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore gjithashtu janë sëmurë nga korona dhe mjekët janë duke përgatitur një spital të veçantë me 500 shtretër për të pritur dhe kuruar pjesëtarët e familjes mbretërore Al Saud. Përveç kësaj thuhet se mbreti i Arabisë Saudite për tu mbrojtur nga virusi korona është transferuar në një pallat mbretëror në një prej ishujve në afërsi të qytetit Xheda. Sipas statistikave më shumë se 3,122 njerëz në Arabinë Saudite janë prekur nga Covid-19 prej të cilëve 41 kanë humbur jetën.

Tags

Komente