Prill 09, 2020 19:05 Europe/Tirane
  • Presidenti irakian emëron kryeministrin e ri

Presidenti irakian Barham Saleh ka ngarkuar zyrtarisht kryeministrin Mustafa al-Kadhimi që të formojë një qeveri pasi shefi i inteligjencës mori miratimin e shumicës së figurave më të larta politike të vendit.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi paraardhësi i tij Adnan al-Zurfi njoftoi se po tërhiqte kandidaturën e tij në një deklaratë të enjten, pasi nuk arriti të sigurojë mbështetje të mjaftueshme për të formuar një qeveri. Në ceremoninë e emërimit morën pjesë figura të shquara politike dhe fetare, duke treguar mbështetje të gjerë për Kadhimin 53-vjeçar, ndërsa një përkrahje e tillë nuk ishte parë në dy emërimet e kryeministrit të mëparshëm. Kadhimi ka 30 ditë afat për të formuar kabinetin e tij, të cilin më pas duhet ta prezantojë për një votë besimi në parlamentin e Irakut. "Unë do të punoj pa u lodhur për t'u dhënë irakianëve një program dhe kabinet që do të punojë për t'i shërbyer atyre, për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të orientuar Irakun drejt një të ardhme të begatë," shkroi Kadhimi në faqen e tij zyrtare në Twitter.

 

Tags

Komente