Prill 10, 2020 07:11 Europe/Tirane
  • Rusia: Raporti i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË) mbi Sirinë i

Ministria e jashtme ruse tha në një deklaratë se raporti i fundit nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË) kundër Sirisë më shumë se rezultat i një hetimi, ishte përmbledhje e presioneve dhe diktimeve perëndimore.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministria e Jashtme e Rusisë në këtë deklaratë raportin e  (OPCË) kundër Sirisë e konsideroi joreale. Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË) të mërkurën në një raport të saj tha se luftëtarët dhe helikopterët e ushtrisë siriane në Mars 2017 bombarduan zonën Al-Latamneh në perëndim të Sirisë me bomba që përmbanin substancës helmuese, klorin. Ministria e Jashtme Siriane të enjten dënoi me forcë raportin dhe e mohoi atë. Që nga fillimi i krizës siriane në vitin 2011, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane për të kundërshtuar dhe për të ndaluar përparimin e ushtrisë siriane në operacionet e saj anti-terroriste vazhdimisht kanë akuzuar Damaskun për përdorimin e armëve kimike dhe nën këtë pretekst në mënyrë të përsëritur kanë sulmuar bazat kërkimore, hulumtuese dhe ushtarake të Sirisë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë thellësisht të shqetësuar nga humbjet dhe disfatat e terroristëve në Siri.

Tags

Komente