Prill 10, 2020 07:11 Europe/Tirane
  • Vazhdon shkelja e armëpushimit nga agresorët sauditë

Arabia Saudite megjithëse ka shpallur armëpushim në Jemen ajo e ka shkelur atë që në fillim. Një zëdhënës i koalicionit saudit, Turki al-Maliki, mëngjesin e 9 prillit njoftoi nënshkrimin e një marrëveshje armëpushimi në Jemen, duke thënë se armëpushimi do të zgjaste dy javë dhe mund të shtyhej edhe më tej.

Me shpërthimin e virusit të koronës në botë, Sekretari i Përgjithshëm i KB, Antonio Guterres sugjeroi që të gjitha luftërat dhe konfliktet në botë të ndalen. Një nga luftërat më të rëndësishme në botë sot është lufta e koalicionit saudit kundër Jemenit, e cila ka shkaktuar katastrofën më të madhe humanitare në botë, ku 22 milion njerëz të popullsisë së Jemenit prej 24 milionësh që kanë nevojë për ndihma humanitare. Qeveria e Shpëtimit Kombëtar Jemen, e përbërë nga Ansarullah dhe aleatët e tij, përshëndeti ofertën e Guterres. Qeveria e dorëhequr Jemenit dhe Arabia Saudite gjithashtu mirëpritën ofertën në fjalë. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.

Tags

Komente