Prill 10, 2020 13:35 Europe/Tirane
  • Luftime të ashpra mes ushtrisë siriane dhe terroristëve të ISIS

Forcat e ushtrisë së Sirisë kanë neutralizuar një sulm të terroristëve të ISIS në rajonet e provincave Dejrul-Zur dhe Homs.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se terroristët e ISIS ditën e enjte kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë së Sirisë në qytetin Dejrul-Zur dhe Homs, por forcat e ushtrisë siriane kanë neutralizuar sulmet e terroristëve dhe i kanë detyruara ata të arratisen.

Avionët luftarakë të Rusisë gjithashtu kanë bombarduar pozicionet e terroristëve të ISIS.

Burimet informative të terroristëve kanë pretenduar se ata kanë pushtuar qytetin Al-Sakhne në afërsi të qytetit Homs, mirëpo këto spekulime janë përgënjeshtruar nga ana burimeve të ushtrisë së Sirisë.

Terroristët e ISIS edhe pse më nuk kanë asnjë rajon që e mbajnë të pushtuar në Siri, mirëpo kohë pas kohe ata sulmojnë pozicionet e ushtrisë siriane në rajone të ndryshme të Sirisë.

 

Tags

Komente