Prill 10, 2020 13:49 Europe/Tirane
  • Brigadat e Hezbullahut të Irakut paralajmërojnë forcat amerikane

Brigadat e Hezbullahut të Irakut me anë të një mesazhi paralajmërues dërguar për Uashingtonin, kanë deklaruar se Amerika të largojë forcat ushtarake nga Iraku dhe të mos e sprovojë më tepër durimin e forcave të rezistencës.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Muhamed Muhaji, zëdhënësi i brigadave të Hezbullahut të Irakut, të enjten në mbrëmje ka theksuar nevojën për largimin sa më shpejtë të forcave amerikane nga Iraku dhe ka shtuar se Amerika duhet të respektojë kërkesën dhe vullnetin e popullit të Irakut dhe t’i largojë forcat e veta sa më shpejtë nga ky vend.

Muhamed Muaji duke thënë se Hezbullahu i Irakut më parë ka zbuluar një pjesë të planeve dhe skenarëve të Amerikës për të sulmuar forcat irakiane dhe ato të Hashd Sha’bi, shtoi: “Forcat e brigadave të Hezbullahut dhe të grupeve të tjera të Rezistencës janë të gatshme të përballen me çfarëdo lloj kërcënimi të Amerikës”.

Tags

Komente