May 22, 2020 23:58 Europe/Tirane
  • Goditjet e forta të Iranit ndaj Izraelit

Në një artikull të botuar në gazetën Rai Al-Youm, analisti i njohur arab Abdel Bari Atwan analizoi rëndësinë strategjike të deklaratave të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kudsit.

 

Atwan shkruan:

1-Fjalimi i Ajetollah Khameneit kundër regjimit sionist vjen ndërsa po zhvillohet një luftë e ashpër kibernetike midis Teheranit dhe Tel Avivit. Kohët e fundit iranianët hakuan me sukses në shumë faqe interneti izraelite në të cilat shkruanin parulla duke përfshirë një paralajmërim për shkatërrimin e regjimit terrorist në Izrael.

2- Fjalët e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik erdhën në një kohë kur, gjatë gjithë muajve të fundit, të gjitha përpjekjet e Izraelit për të dëmtuar Iranin në Siri kanë dështuar. Gjatë kësaj periudhe, sionistët nuk kursyen asnjë përpjekje për ta nxjerrë Iranin nga Siria, por pa dobi.

3- Këto deklarata mbahen ndërsa përshkallëzimi i tensioneve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara është rritur në një shkallë të lartë. Kërcënimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara kundër tankerëve iranianë të naftës dëshmojnë për tensionet në rritje midis dy palëve.

4- Ato përkojnë gjithashtu me suksesin e Iranit në kontrollin e "shock-ut" të epidemisë së koronavirusit, kontrollit thuajse total të tij në Iran, bashkëjetesën e Iranit me sanksionet amerikane dhe rënies së çmimeve të naftës.

Kryeredaktori i Rai Al-Youm shton më pas se regjimi okupator izraelit nuk është në gjendje të luftojë në të njëjtën kohë në më shumë se një front, domethënë ajror, detar dhe tokësor dhe të zhytet në një luftë "kibernetike" që kërcënon infrastrukturën e tij, sepse Irani ka një përvojë të gjatë në këtë fushë, dhe ka kolapsuar  "epërsinë kibernetike" të Izraelit, që konsiderohet si shtylla kurrizore e ekonomisë dhe të ardhurave të tij financiare, çka do të ishte një goditje e dhimbshme dhe katastrofike për udhëheqësit sionistë. "Nga ana tjetër, situata në Liban dhe Irak është përmirësuar pas valës së protestave në këto vende, dhe Irani gjithashtu po kalon një situatë të qetë, pasi aleatët e tij rajonalë tani janë në një situatë të qëndrueshme. Arabia Saudite, nga ana tjetër, po përballet me kriza, më serioze prej të cilave është kriza ekonomike, "tha Abdel Bari Atwan. Ai shton: "Dita Ndërkombëtare e Kudsit ishte e ndryshme këtë vit, jo sepse tubimet nuk u zhvilluan për shkak të koronavirusit, por më tepër për shkak të zgjerimit të rrethit të mbështetjes popullore për Palestinën, pas përshkallëzimit të inkursionit të Izraelit dhe si përgjigje ndaj procesit të përshpejtuar të normalizimit me regjimin okupator sionist nga disa vende arabe të Gjirit Persik. Të gjitha këto acarojnë dhe irritojnë kombet në mbarë botën. Unë besoj se Intifada e ardhshme është eminente. Intifada tjetër duket se do të jetë një Intifadë e armatosur për të protestuar kundër politikave raciste të regjimit Sionist. Duhet gjithashtu të theksohet se armët tani gjenden me bollëk në Palestinë dhe se teknologjia raketore ka bërë përparim të rëndësishëm. Në fund, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik arriti me zgjuarsi të eliminojë kartën më të rëndësishme nga duart e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, kur ai diferencoi Sionizmin si një lëvizje raciste terroriste dhe Judaizmin si fe, duke thënë: "Zhdukja e Izraelit nuk nënkupton eliminimin e popullit hebre, por më tepër synon zhdukjen e tumorit kanceroz terrorist në Palestinën e okupuar".

 

Tags

Komente