May 22, 2020 23:58 Europe/Tirane
  • Nasrallah: Ajo që konsiderohet e vjedhur nuk bëhet pronë e ligjshme me kalimin e kohës

Qëndrimi i Hezbollahut për çështjen palestineze nuk ka ndryshuar pas zhvillimeve të fundit në territoret e okupuara, thotë Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes libaneze të rezistencës, duke këmbëngulur që toka palestineze të kthehet tek pronarët e saj të ligjshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollut të Libanit, Sejed Hasan Nasrallah mbajti një fjalim të Premten, 22 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Kudsit. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut theksoi se "askush nuk ka të drejtë të heqë dorë nga çështja palestineze ose të japë ndonjë gjë nga Palestina për sionistët nën cilindo pretekst". Ai vazhdoi: "Përgjegjësia për të mbrojtur tokën e Palestinës dhe faltoret në të është përgjegjësi e popullit palestinez dhe kombit islamik në tërësi. " Nasrallah theksoi se "e vërteta nuk ndryshon me kalimin e kohës dhe ajo që konsiderohet e vjedhur nuk bëhet pronë e ligjshme me kalimin e kohës, edhe nëse e gjithë bota ka njohur legjitimitetin e hajdutit". Ai shpjegoi se "çlirimi nuk zgjat dy ose tre vjet dhe se rezistenca popullore do të zgjasë për shumë vite". “Beteja e vërtetë është kundër Shteteve të Bashkuara. Izraeli është vetëm fytyra e Shteteve të Bashkuara, një vend që e mbështet atë ushtarakisht, ekonomikisht dhe politikisht. Shtetet e Bashkuara po përdorin të gjitha potencialet dhe marrëdhëniet e saj për ta bërë Izraelin më të fortë dhe për të ruajtur epërsinë e tij në Azinë Perëndimore", deklaroi Nasrallah duke shtuar: "Izraeli planifikon të aneksojë të gjitha territoret arabe të okupuara në Palestinë, Liban dhe Siri. Disa regjime arabe dhe islamike nuk janë të interesuar për konfliktin me Izraelin". "Irani është epiqendra e boshtit të Rezistencës, kjo është arsyeja pse është më i sulmuari nga boshti izraelito-amerikan. Tërheqja amerikane nga marrëveshja bërthamore dhe vendosja e sanksioneve kishin për qëllim ushtrimin e presionit brenda Iranit; Izraeli i ka varur shpresat tek koronavirusi, por Irani do të dalë më i fortë nga kjo përvojë, "shtoi Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut. Ai tha se entiteti sionist po përfiton nga ajo që mbetet nga mandati i Trump pasi ai paraqet një mundësi historike për të. Nasrallah pastaj pohoi se "normalizimi me Izraelin është i dënueshëm, të gjithë popujt arabë duhet ta refuzojnë atë me të gjitha mjetet e mundshme".

 

Tags

Komente