May 23, 2020 09:30 Europe/Tirane
  • Khashoggi Jamal dhe akuzat kundër princit Selman

Familja e gazetarit të vrarë Khashoggi, një kritik i shquar i qeverisë saudite, nëpërmjet një deklaratë është shprehur se i fal vrasësit e tij. Dënimet me vdekje mund të ndryshohen nëse familja e viktimës e fal vrasësin sipas ligjit islam, por nuk është e qartë nëse kjo do të zbatohet në këtë rast.

 Tre vjet pas vrasjes së të atit, djali i gazetarit saudit, Jamal Khashoggi është shprehur se i ka falur vrasësit e tij. Khashoggi, një kritik i shquar i qeverisë Saudite, u vra brenda konsullatës së mbretërisë në Stamboll në tetor 2018.  Deklarata u postua në llogarinë në Twitter të Salah Khashoggi, një nga djemtë e gazetarit të ndjerë, të premten.  “Në këtë natë të bekuar të muajit Ramazan kujtojmë thënien e Zotit: Nëse një person fal, shpërblimi i tij i takon Allahut. Prandaj ne bijtë e Dëshmorit Jamal Khashoggi njoftojmë faljen e atyre që vranë babanë tonë, duke kërkuar shpërblim nga Zoti i Plotfuqishëm”, thuhet në deklaratën e tij.  Dënimet me vdekje mund të ndryshohen nëse familja e viktimës e fal vrasësin sipas ligjit islam, por nuk është e qartë nëse kjo do të zbatohet në këtë rast. Në Dhjetor 2019, një gjykatë dënoi me vdekje pesë burra për vrasjen e tij pas një gjykimi të fshehtë në Rijad.  Gazetari Jamal Khashoggi u zhduk pasi hyri në konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018 ku kishte shkuar për të bërë dokumentet për t’u martuar me të fejuarën e tij Hatice Cengiz.   Hetuesit besojnë se ai u vra ndërsa ajo priste jashtë, por eshtrat e tij nuk janë gjetur kurrë.   Për  krimin tronditës u akuzua Princi i Kurorës Mohamed bin Salman si por ky i fundit ka mohuar çdo përfshirje.

Tags

Komente