May 23, 2020 16:15 Europe/Tirane
  • Trump ka urdhëruar djegien e fushave bujqësore në Siri

Një gazetë amerikane ka zbuluar se djegia e fushave dhe prodhimeve bujqësore në Siri është bërë në bazë të urdhrave të caktuara për zbatimin e të cilave ka dhënë pëlqimin vetë presidenti i Amerikës.

Gazeta amerikane “International Business Times” në një raport të saj ka shkruar se forcat amerikane gjatë disa ditëve të kaluara duke përdorur helikopterët “Apachi”, kanë hedhur balona zjarri në fushat e grurit në provincën Hasake dhe kanë shkaktuar djegien e fushave bujqësore të kësaj province.

Autoritetet e OKB gjithashtu kanë shprehur shqetësim për djegien e fushave bujqësore në Siri dhe kanë paralajmëruar se ky veprim është kryer në kohën kur virusi Korona po rrezikon gjithnjë e më shumë sigurinë ushqimore në disa rajone.

Në lidhje me këtë fenomen çnjerëzor, edhe provincat Dar’a dhe Suvejda disa ditë më parë është vërejtur një veprim i tillë dhe sipas raporteve, me dhjetëra hektarë fusha bujqësore me të gjitha prodhimet e tyre janë bërë hi në këto provinca.

Autoritetet e Sirisë gjithnjë kanë kërkuar t’u jepet fund veprimeve ndërhyrëse të forcave ushtarake amerikane në këtë vend.

 

Tags

Komente