May 24, 2020 09:09 Europe/Tirane
  • Hamasi falënderon parlamentin italian

Hazem Kasem zëdhënës i Hamasit ka falënderuar 70 deputetë të parlamentit të Italisë të cilët kanë kundërshtuar planin e regjimit sionist për aneksimin e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan ( BPLJ).

Sipas një njoftimi të Palestine Today, Kasem deklaroi: Shtimi i kundërshtimeve ndaj veprimeve ekspansioniste të regjimit sionist në territoret palestineze, dëshmon për izolimin e regjimit të Tel Avivit dhe të qeverisë amerikane e cila mbështet Izraelin. 70 deputetë të parlamentit të Italisë në një letër drejtuar kryeministrit të vendit kanë dënuar planin e regjimit sionist për aneksimin e rajonit BPLJ në territoret e pushtuara. Më herët edhe disa vende të tjera evriopiane kanë kërcënuar se në rast se regjimi i izraelit zbaton planin për aneksimin e rajonit BPLJ ata do të ndryshojnë nivelin e lidhjeve të tyre me Izraelin. Beniamin Netanyahu kreu i partisë Likud dhe Banie Gates kreu i partisë Bardhë-e-Blu, kanë arritur një akord për aneksimin e rajonit BPLJ sipas planit të ashtuquajtur Marrëveshja e Shekullit. Vlen të theksohet se ky plan është propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump më 28 janar.

Tags

Komente