May 24, 2020 15:15 Europe/Tirane
  • Zbulohet një audiofail për dërgimin e mijëra terroristëve nga Arabia Saudite në Irak

Me publikimin e një audiofaili në rrjetet sociale në lidhje me dërgimin e mijëra terroristëve nga Arabia Saudite në Irak gjatë viteve të kaluara dhe pas sulmit ushtarak të Amerikës në këtë vend, aktivistët irakianë në rrjetet sociale dhe forcat e rezistencës së këtij vendi kanë kërkuar ndëshkimin e Arabisë Saudite.

Faqja informative “Al-Malume” ka raportuar se ky audiofail i publikuar me siguri i përket viteve 2004 deri në vitin 2007, përmban një bisedë të zhvilluar mes Moamar Ghadafit, ish-liderit të Libisë dhe Jusef bin Alavi, ministrit të jashtëm të Omanit, në të cilën Alavi thotë se Arabia Saudite ka dërguar 4000 terroristë në Irak. Në një pjesë të këtij audiofaili Moamar Ghadafi, ish-diktatori i Libisë, i thotë Jusef bin Alavit se është i interesuar për ndarjen e re territoriale të Arabisë Saudite dhe formimin e shteteve të vogla. Ghadafi gjatë kësaj bisede thotë se amerikanët besojnë se i ka skaduar afati ushtarak i Arabisë Saudite dhe ata po kërkojnë një zëvendësim për familjen mbretërore saudite, për arsye se konsiderohet një rrezik kundër Amerikës dhe paqes në rajon. Ghadafi në vazhdim thotë se ai preferon që vendet arabe të bashkëpunojnë me Amerikës për ndarjen territoriale të Arabisë Saudite në vende më të vogla.

Pas publikimit të këtij audiofaili aktivistët irakianë janë irrituar dhe me publikimin e hashtagëve, kanë kërkuar masa serioze për t’u përballur me veprimet e Riadit për përhapjen e terrorizmit. Në lidhje me këtë çështjeje Abu Ali Al-Askeri, zëdhënësi ushtarak dhe komandant i brigadave të Hezbullahut të Irakut, ka theksuar se duhet rrëmbyer gjumi nga sytë e sauditëve. Muhendes Masr Al-Shamri, zëdhënësi i rezistencës islame “Nuxheba”, gjithashtu me anë të një mesazhi në Twitter, ka deklaruar: “Brenda një viti 4000 terroristë të Arabisë Saudite me informimin dhe mbështetjen e regjimit takfirist vahabist të Ale Saud kanë hyrë në Irak dhe në këtë mënyrë mund të supozohet se këta terrorist sa krime kanë kryer dhe sa njerëz të pafajshëm kanë vrarë në Irak”.

Njëkohësisht me këtë, Sa’d Al-Ka’bi, analisti politik në një intervistë me faqen informative “Al-Malume”, ka thënë: “Bagdadi mundet nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB, ta dërgojë Riadin në gjyq për shkak të krimeve që kanë kryer terroristët sauditë në Irak”.

 

Tags

Komente