May 25, 2020 20:54 Europe/Tirane
  • Netanjahu: Izraeli nuk do të humbasë 'mundësinë historike' për të aneksuar Bregun Perëndimor

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se regjimi i Tel Avivit nuk do të humbasë një "mundësi historike" për të ecur përpara me planet e tij të diskutueshme për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor të okupuar dhe të zgjerojë sundimin e tij në ato zona, duke e quajtur këtë një nga prioritetet kryesore të administratës së tij të re.

"Ne kemi një mundësi historike, e cila nuk ekziston që nga viti 1948, të zbatojmë sovranitetin juridik në Judea dhe Samaria," tha ai në hapjen e mbledhjes javore të fraksionit të tij Likud në Knesset (parlamenti izraelit), duke përdorur emrat biblikë për Bregun Perëndimor të okupuar. "Është një mundësi e madhe dhe ne nuk do ta lejojmë që të humbasë," shtoi ai. Më shumë se 600,000 izraelitë jetojnë në mbi 230 vendbanime të ndërtuara që nga okupimi izraelit i territoreve palestineze të Bregut Perëndimor në vitin 1967.

 

Tags

Komente