May 25, 2020 20:59 Europe/Tirane
  • Turqia synon bazën Hmeimim, çfarë do të bëjë Rusia?

Pasi u poshtërua brutalisht në fillim të marsit në Kremlin, ku u soll për të nënshkruar një armëpushim, Erdogani po e konsideron momentin krejtësisht të përshtatshëm për të sulmuar ushtrinë siriane dhe aleatët e saj në Idlib.

Për këtë shpërthim të ri të maksimalizmit neo-otoman, Sulltani nuk ka ndërmend të kënaqet me dronët ose artilerinë e tij. Ai synon më tej: bazën ajrore ruse Hmeimim. Sepse në fund të fundit, nëse ai ia del mbanë, siç i kërkoi SHBA, që të thyejë mbrojtjen anti-ajrore siriano-ruse në Sirinë perëndimore, asgjë nuk mund të ndalojë një fushatë të fortë ajrore kundër Hamas, Alepso, Latakias apo edhe Damaskut. Burimet e cituara nga al-Masdar News thanë se Turqia po fillon të aktivizojë bateritë e raketave MIM-23 Hawk që vendosi menjëherë pas armëpushimit me Rusinë në Idlibin verior. Këto bateri gjenden shumë afër bazës Hmeimim. Më 6 maj, imazhet satelitore të një sistemi turk të mbrojtjes ajrore u publikuan në Twitter nga Obretix. Ato tregojnë një sistem turk me rreze të mesme veprimi MIM-23 Hawk, të vendosur në një kamp ushtarak afër qytetit al-Mastumah në Idlibin jugor. Tre lëshues të MIM-23 Hawk, secili i armatosur me tre raketa, janë të dukshëm në imazhe. Sistemi Hawk i vendosur në Idlib është ndoshta modernizuar në standardin XXI. 16 sisteme të modernizuara ishin në shërbim të Komandës së Mbrojtjes Ajrore të Forcave Ajrore Turke. Objektivi? Turqia dëshiron të rrëzojë avionët Sukhoi dhe MiG-ët sirianë dhe rusë në rast të një konfrontimi të ri në Idlib. Por a do mundet? Padyshim, por me koston e një gjakderdhje të madhe në radhët e forcave së saj ndërkohë që mercenarët e saj Ankaraja  po i nis në këtë moment për në Libi, ku ajo tani beson në marrjen e lindjes pro-Haftar. Në të vërtetë, pozicioni shumë afër vijës së parë të frontit i ushtrisë turke, do ta bënte atë shumë të prekshme nga kundër-veprimet e ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj, thekson gazeta South Front. Uebfaqja Avia.pro beson se një sulm turk nga ky rajon në bazën ajrore ruse Hmeimim është "i mundshëm". A do të presë Rusia rrëzimin e aeroplanit të parë të saj që të reagojë? Burime të informuara tregojnë se Ankaraja nuk ka njoftuar më parë zyrtarisht vendosjen e pajisjeve të saj të mbrojtjes ajrore në provincën Idlib dhe se Rusia me shumë mundësi nuk do të lejojë të befasohet siç u befasua në Libi. Në sfondin e rifillimit të fluturimeve nga avionët ushtarakë rusë mbi këtë zonë, analistët tërheqin vëmendjen për një veprim të mundshëm parandalues ​​nga Rusia. Rusia planifikon të rinovojë sulmet ndaj pozicioneve terroriste në provincat Idlib dhe Alepo, siç dëshmohet nga informacionet e dhëna nga burime të ushtrisë siriane, por edhe nga ripozicionimi i njësive të ushtrisë siriane në vijën e përparme të frontit në Idlib. Por ka edhe më shumë: "Një sulm ndaj bazës ajrore ruse në Hmeimim nuk ka të ngjarë të mbetet pa përgjigje nga Rezistenca pasi që prej disa kohësh baza ka qenë duke pritur fluturime ushtarake iraniane. Ka pasur raporte për vendosjen e raketave taktike iraniane në këtë bazë, dhe ardhja e baterive anti-raketore Bavar 373 në këtë bazë nuk është përjashtuar. Kjo vendosje synon të lehtësojë një reagim anti-izraelit nga Irani, por iranianët nuk do t'i thoshin jo një kërkese siriano-ruse për t'u përfshirë më shumë në frontin e Idlibit, siç ishte rasti në shkurt kur luftëtarët e Hezbollahut çliruan brenda pak orësh lokalitetin strategjik të Sarakibit. Turqia rrezikon të pendohet për ndjekjen e saj të verbër të boshtit NATO-Izrael-SHBA.

 

Tags

Komente