May 26, 2020 21:32 Europe/Tirane
  • OKB, kriza në Jemen është më e keqe se kriza botërore

Luiz Trusel zëdhënës I komisarit të lartë për të drejtat e njeriut në OKB njoftoi se kriza humanitare në Jemen është më e keqe se kriza aktuale në botë.

Sipas një njoftimi të Al Jazeera, Trusel thotë se mungesa e ndihmave financiare për programet humanitare në Jemen, është kërcënim për këtë vend. Zëdhënësja e komisarit të lartë për të drejtat e njeriut në OKB kërkoi mbështetje botërore për të ndihmuar Jemenin. Trusel ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës shkatërrimtare në Jemen dhe shtoi se 25 mijë familje në Jemen për shkak të mungesës së ndihmave financiare, janë të privuar nga ndihmat humanitare.

Tags

Komente