May 27, 2020 14:32 Europe/Tirane
  • Autoritetet e Turqisë kërkojnë bashkëmendim botëror për rihapjen e ekonomisë së vendeve

Zëdhënësi i presidentit të Turqisë ka kërkuar bashkëmendim botëror në lidhje me rihapjen e ekonomisë së vendeve anë e mbanë botës dhe ka theksuar se kjo rihapje duhet të ndodh në mes të epidemisë Covid-19 me në qasje koordinuese mes vendeve.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Ibrahim Kalin tha: "Qeveria duhet t'i marrë parasysh në mënyrë serioze parametrat dhe rrethanat për rihapjen". Këto deklarata janë bërë pasi disa vende evropiane dhe Amerika kanë filluar rihapjen e ekonomisë duke respektuar distancën sociale. Kjo është në kohën shumë ekspertë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se ky veprim mund të rezultojë me krijimin e një vale të dytë të përhapjes së virusit Korona.

Ndërkohë Kalin gjithashtu ka thënë: "Rihapja e ekonomisë ka nevojë për bashkëmendim botëror, konsultim dhe bashkëpunim dhe në kohën e rihapjes duhet të ekzistojë një koordinim mes vendeve. Nëse SHBA do të fillojë rihapjen dhe vendet e tjera nuk do ta bëjnë këtë ose në të kundërtën, kjo në vete konsiderohet një jobarazi në sistem, sepse çdo gjë është e lidhur mes vete".

Tags

Komente