May 27, 2020 22:00 Europe/Tirane
  • Krerët e 4  vendeve evropiane paralajmërojnë Netanjahun

Presidenti i Francës, kryeministri i Britanisë, ai i Italisë dhe Spanjës në mesazhet e tyre për kryeministrin e regjimit sionist kanë paralajmëruar këtë regjim për pasojat e rrezikshme në rast të aneksimit të rajonit BPLJ.

Sipas një raporti të kanalit 13 të televizionit të regjimit sionist, Emanuel Makron president i Francës duke iu drejtuar Beniamin Netanjahut kryeministrit të regjimit sionist i ka kërkuar atij të parandalojë çdo lëvizje për aneksimin e rajonit BPLJ në territoret e pushtuara pasi një  veprim i tillë kërcënon stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Boris Johnson kryeministër i Anglisë gjithashtu ka kërkuar nga kryeministri sionist të ndërpresë planin për aneksimin e BPLJ në territoret e pushtuara pasi një veprim i tillë me padyshim nuk do të mbetet pa përgjigje. Jean Yves Le Drian ministër i jashtëm i Francës gjithashtu ka kërkuar ndërprerjen e planit për aneksimin e rajonit BPLJ. Kryeministri i Spanjës nga kryeministri i regjimit sionist kërkoi të respektojë rezolutat dhe ligjet ndërkombëtare. Regjimi sionist ka deklaruar se prej 1 korrikut do të bëjë aneksimin e rajonit BPLJ në territoret e pushtuara.  Ky vendim i regjimit sionist ka ngjallur reagimin e OKB dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe sidomos të grupeve palestineze.

Tags

Komente