May 27, 2020 22:00 Europe/Tirane
  • Shpërthim bombe në Idlib të Sirisë

Njëkohësisht me kalimin e një autokolone të ushtrisë turke në Idlib të Sirisë ka ndodhur një shpërthim bombe njofton agjencia zyrtare e lajmeve në Siri.

Dy ushtarë turq janë vrarë në provincën veri-perëndimore të Idlib në Siri, njoftoi agjencia Sana e Lajmeve. Një ushtar u vra në një "sulm të rëndë" në qytetin Muhambal të Idlibit, shkroi në Twitter nënkryetari i partisë qeverisëse të Turqisë, Mahir Unal. Më vonë gjatë ditës, zyra e guvernatorit të provincës qendrore turke të Sivas njoftoi se një ushtar 25-vjeçar nga kjo zonë u vra gjithashtu në provincën veriperëndimore siriane. Dy zyrtarët turq nuk dhanë detaje se si ose ku saktësisht u vranë trupat turke. Më herët, Rusia dhe Turqia ranë dakord për armëpushimin për të ndaluar përleshjet në Idlib, i vetmi territor i madh në duart e terroristëve pasi ushtria siriane arriti fitore të mëdha në të gjithë vendin. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit, Ministri turk i Mbrojtjes tha se personeli ushtarak turk do të qëndrojë në Idlib dhe se çdo tërheqje nga ky rajoni është "jashtë diskutimit".

Tags

Komente