May 28, 2020 23:08 Europe/Tirane
  • Sirianët bllokojnë konvojet ushtarake amerikane në Hasake

Banorët e dy fshatrave të vegjël të krahinës veri-lindore të Sirisë, Hasake, kanë bllokuar konvojet ushtarake amerikane që bënë përpjekje për të kaluar nëpër zonat e tyre, duke i detyruar amerikanët të kthehen në bazat e tyre.

Agjensia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, raportoi se kolonat amerikane u përballën nga banorët e zonës në fshatrat al-Kahirah dhe al-Dushaisha, të cilët brohorisnin parulla kundër forcave amerikane dhe hidhnin gurë drejt tyre. SANA shtoi se autokolonat e forcave amerikane u detyruan të ktheheshin andej nga erdhën. Askush nuk u lëndua në konfrontime, sipas raportit. Ndërkohë, dhjetëra tonë grurë dhe elb në jugperëndim të qytetit Abu Rasin në provincën Hasake janë djegur gjatë sezonit të korrjes. Fermerët sirianë thanë që zjarret e të korrave ishin vepër e militantëve kurdë nga të ashtuquajturat Forcat Demokratike Siriane (SDF) të sponsorizuar nga SHBA, nën pretekstin e pastrimit të minave të vendosura nga militantët e mbështetur nga Turqia.

 

Tags

Komente