May 29, 2020 14:39 Europe/Tirane
  • Hashd Sha’bi zbulon vendstrehimin më të madh të terroristëve të ISIS në Dejale

Forcat e Hashd Sha’bi të Irakut kanë zbuluar dhe marrë nën kontroll vendstrehimin më të madh të grupit terrorist ISIS në provincën Dejale në lindje të Irakut.

Sadik Al-Husejni, zëdhënësi i forcave të Hashd Sha’bi në provincën Dejale të Irakut, ka deklaruar se forcat Hashd Sha’bi gjatë një operacioni special dhe me mbështetjen e forcave të sigurisë dhe avionëve luftarakë, kanë arritur të zbulojnë dhe shkatërrojnë disa vendstrehime të terroristëve të ISIS në zonat rreth liqenit Hamrejn.

Sadik Al-Husejni ka thënë se forcat e sigurisë që nga 15 vite më parë nuk kishin mundur të hyjnë në këto vendstrehime, ka theksuar se brenda në këtë vendstrehime janë zbuluar disa punishte për prodhimin e bombave dhe kurtheve me lëndë eksplozive.

Burimet informative të Irakut gjithashtu kanë thënë se forcat e përbashkëta të Hashd Sha’bi dhe të ushtrisë së Irakut kanë zbuluar dhe shkatërruar një vendstrehim të madh të terroristëve të ISIS edhe në provincën Anbar në perëndim të Irakut.

Tags

Komente