May 29, 2020 20:19 Europe/Tirane
  • Dimensionet e fshehta të pranisë amerikane në Siri

Instalimi shumë afër fushave të naftës dhe gazit, parandalimi i kthimit në normalitet për sa i përket sektorit të sigurisë dhe politikës, dhe mbrojtja e interesave të Izraelit në rajon; këto janë disa nga dimensionet e pranisë amerikane në Siri.

Amerikanët kohët e fundit transferuan në mënyrë të paligjshme një sasi të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake nga Iraku në Siri. Kjo rishpërndarje në lindje të Sirisë tradhton qëllimin e shpallur të Shteteve të Bashkuara për të qëndruar pranë fushave të naftës dhe dëshmon përpjekjen e Uashingtonit për të parandaluar rivendosjen e sigurisë dhe stabilitetit politik në Siri, në mënyrë që të mbrojë interesat strategjike të Izraelit në këtë vend arab. Ridislokimi i amerikanëve në Siri gjithashtu rrjedh nga fakti se këta të fundit pësuan një humbje të hidhur në Irak, ku ata humbën miliona dollarë. Amerikanët synojnë të forcojnë praninë e tyre ushtarake në lindje të Eufratit për të kompensuar mungesën e tyre në perëndim të këtij lumi. Prandaj ata vendosën baza ushtarake në lindje dhe në veri të rajonit Deir ez-Zor për të forcuar praninë e tyre jo larg nga fushat kryesore të naftës, të vendosura në lindje të qytetit Kamishli. Për të arritur objektivat e tij në Siri, Uashingtoni gjithashtu shfrytëzon ndihmësit e tij, domethënë qelizat e fjetura të ISIS, të cilat gjenden ende në Siri. Analistët besojnë se amerikanët nuk po ndjekin një objektiv ushtarak në lindje të Sirisë, por një objektiv politik. Për këtë grup analistësh, Shtetet e Bashkuara kërkojnë të ulen në tryezën e bisedimeve me Turqinë dhe Rusinë dhe pajisjet ushtarake që sapo kanë instaluar në Sirinë lindore janë në fakt pajisje logjistikë, të cilat duhet të krijojnë terrenin për një raund të ri dialogu. Nga ana tjetër, shumë analistë janë të mendimit se gjithçka që bën Uashingtoni në Siri mbetet brenda kornizës së mbrojtjes së interesave të regjimit izraelit si dhe të tensioneve me Iranin, aq më tepër që ky i fundit së fundmi ka pasur sukses të madh në rajon. Analistët thonë se Shtetet e Bashkuara kryen një krim flagrant dhe shkelën ligjin ndërkombëtar duke u vënë zjarrin qindra hektarëve me grurë, elb dhe fushave me tërshërë në juglindje të provincës Hasake. Kjo është bërë për të dëmtuar sigurinë ushqimore të sirianëve dhe për të forcuar presionin ekonomik mbi Damaskun. Për shkak se amerikanët mbështesin gjerësisht terroristët e ISIS, këta të fundit janë gjithmonë të gatshëm t'i ndihmojnë ata në konfliktet e vazhdueshme në rajon. Ndërkohë, Rusia është shumë e ndjeshme ndaj aeroplanëve amerikanë të zbulimit në Mesdheun lindor, sepse e di se ata janë atje për të sfiduar praninë e bazave ushtarake ruse. Përmes portës së Sirisë, Rusia ka rigjetur rolin e saj qendror në Azinë Perëndimore, një rol i humbur pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Këtë rol, Rusia synon ta gjejë edhe në Mesdheun lindor, duke kaluar nëpër derën e Libisë. Është një luftë e re e ftohtë, por me ndryshimin se përkrah Rusisë, ndodhen aktorë të rinj që nuk janë të kënaqur me një ekuilibër të thjeshtë të frikës. Ata janë aktorë që sfidojnë shumë qartë Shtetet e Bashkuara dhe që janë të gatshëm t'i shkojnë deri në fund kësaj rruge. Moska do të duhet të rrëzojë dronët amerikanë ose avionët sionistë kur ata afrohen në Hmeimim ose në qiellin sirian. Ajo do të duhet të sfidojë seriozisht praninë amerikane në lindjen e Sirisë. Sepse edhe Amerika bën të njëjtën gjë. James Jeffry e bëri të qartë: "Uashingtoni është zotuar ta bëjë Sirinë dhe tani Libinë një vorbull për rusët".

 

Tags

Komente