May 31, 2020 15:31 Europe/Tirane
  • Hashd Sha’bi me plan të ri kundër terroristëve në katër provinca të Irakut

Shefi i operacioneve ushtarake të forcave Hashd Sha’bi ka njoftuar planin special të këtyre forcave për të parandaluar sulmet e terroristëve të ISIS në katër provinca të Irakut.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Abu Ali Al-Basri, shefi për çështje të operacioneve të forcave Hashd Sha’bi të Irakut, ka thënë: “Ky plan i gjerë i sigurisë do të fillojë me pjesëmarrjen e forcave të sigurisë dhe forcave Hashd Sha’bi të Irakut me qëllim që të parandalohen sulmet e mundshme të terroristëve të ISIS në disa rajone të provincave Kirkuk, Dejale, Salahudin dhe Ninva”.

Edhe divizioni 41 i forcave të Hashd Sha’bi të Irakut ka deklaruar: “Ky divizion është përballuar me sulmet e elementëve terrorist të ISIS në rajonin Tel Al-Dheheb në jug të Tikritit në provincën Salahudin në veri të Irakut dhe ka detyruara terroristët që të tërhiqen. Gjatë këtij sulmi është vrarë një pjesëtarë i forcave Hashd Sha’bi dhe dy të tjerë janë plagosur”.

Ministria e Mbrojtjes së Irakut ka njoftuar për arrestimin e një prej krerëve të grupit terrorist ISIS në periferi të Bagdadit dhe për vrasjen dhe plagosjen e dy terroristëve të ISIS në provincën Kirkuk.

Tags

Komente