Qershor 01, 2020 13:42 Europe/Tirane
  • Tel Avivi dhe Riadi në kontakte sekrete për Kodsin e shenjtë

Një gazetë sioniste ka zbuluar kontaktet sekrete të Tel Avivit dhe Riadit në lidhje me hyrjen e sauditëve në sferën e administrimit të objekteve të shenjta në Bejtul-Mokades në kuadër të zbatimit të planit amerikano-sionist "akordi i shekullit" me ndikimin edhe të Turqisë.

Gazeta "Hume" e regjimit sionist ditën e hënë ka shkruar se që nga dhjetori i vitit 2019, janë vendosur kontakte mes Arabisë Saudite dhe regjimit sionist me informimin e Amerikës dhe dy funksionarë të Arabisë Saudite kanë deklaruar se për shkak se këto kontakte janë sekrete, vetëm një numër i vogël i diplomatëve dhe autoriteteve të sigurisë së regjimit sionist, Amerikës dhe Arabisë Saudite kanë luajtur rol në këto kontakte.

Gazeta "Hume" e regjimit sionist ka shkruar: "Çështja e pranisë së sauditëve në fushën e administrimit të objekteve fetare islame në Bejtul-Mokades, është paraqitur shumë kohë më parë dhe sipas planeve të cilat janë paraqitur deri më tani, jordanezët do të vazhdojnë ta mbajnë përgjegjësinë kryesore për administrimin e objekteve fetare të shenjtë në Kods, ndërsa përfaqësuesit e qeverisë së Arabisë Saudite do ta kenë rolin vetëm si mbikëqyrës dhe ekspertë të çështjeve përkatëse".

Kjo gazetë sioniste gjithashtu ka shkruara se prania e sauditëve në administrimin e objekteve fetare të shenjta të palestinezëve është në interes të regjimit sionist dhe në interes të Amerikës në mënyrë që të zbatohet më lehtë plani "akordi i shekullit" dhe aneksimi i Bregut Perëndimor.

Tags

Komente