Qershor 03, 2020 07:59 Europe/Tirane
  • Protesta në Kods kundër ushtarëve sionistë

Një numër palestinezësh në Kods janë ngritur në protesta kundër dhunës që ushtrojnë ushtarakët sionistë.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, palestinezët në Kods kanë dënuar vrasjen e palestinezit me të meta mendore. Me qindra palestinezë janë ngritur në protesta në Kodsin e Pushtuar pas martirizimit të të riut me të meta mendore Ajad Halak. Sipas një artikulli të gazetës Haaretz, protestuesit në duar mbanin pankarta ku shkruhej “ jeta e palestinezëve është e rëndësishme”, “ Nuk është krim të jesh palestinez”, “ Drejtësi për Ajadin”, etj. Protestuesit kanë dënuar dhunën e forcave të regjimit sionist. Një ditë më parë forcat e regjimit sionist në rajonin Bab Esbat të Kodsit të vjetër, kanë qëlluar të riun palestinez me të meta mendore Ajad Halak dhe e kanë martirizuar atë. Forcat sioniste pasi kanë pohuar se kanë hapur zjarr ndaj të riut palestinez, kanë raportuar se pas hetimeve është bërë e qartë se ai nuk mbante armë. Saeb Erikat, sekretari i komitetit ekzekutiv të OÇP nga gjykata ndërkombëtare e Hagës ka kërkuar nisjen e hetimeve mbi krimet e izraelit. Ministria e jashtme e Palestinës ditën e shtunë me anë të një deklarate ka dënuar këtë veprim dhe ka thënë se Izraeli ka urdhër ushtarët pushtues që të vrasin palestinezët.

Tags

Komente