Qershor 03, 2020 07:59 Europe/Tirane
  • Fëmijët në Jemen humbin jetën për shkak të luftës

Viktimat kryesore të agresionit saudit në Jemen, janë civilët dhe kryesisht fëmijët. Lufta e agresorit saudit kundër Jemenit ka shkaktuar vdekjen e 228 fëmijëve në ditë për shkak të kequshqyerjes.

Sipas një njoftimi të agjencisë Arabic News, agresioni saudit kundër Jemenit përveçse ka shkaktuar sëmundje, ndërprerjen e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike, ka marrë jetën e qindra fëmijëve të pafajshëm. Agjencia thekson se fëmijët jemenas ose vriten në bombardimet saudite ose humbin jetën për shkak të kolerës dhe në rast se mbijetojnë përballen me privimin e të drejtave të tyre për shkak të agresionit ushtarak. Bismarck Swangin, ekspert i OKB në Jemen ka thënë se luftë në Jemen është lufta kundër fëmijëve të cilët sot po vuajnë nga mungesa e ushqimit dhe kushtet e rënda të sëmundjes së kolerës. Arabia Saudite ka nisur agresionin kundër Jemenit që prej vitit 2015.

Tags

Komente