Qershor 03, 2020 23:36 Europe/Tirane
  • Pse Riadi po i shtrin dorën Greqisë?

Të gjitha shenjat tregojnë për përpjekjet e Arabisë Saudite për të forcuar marrëdhëniet me armiqtë e Turqisë, përkatësisht Greqinë dhe Qipron, në mënyrë që të hakmerret ndaj Ankarasë për reagimin e saj të ashpër në aferën e vrasjes së Jamal Khashoggi.

Në lidhje me këtë temë, faqja e lajmeve The New Khalij shkruan: "Arabia Saudite dhe Greqia kanë forcuar me shpejtësi lidhjet e tyre për muaj të tërë, gjë që është e paprecedent. Por pse një afrim i tillë midis dy vendeve që nuk ndajnë kufij gjeografikë? Ka katër arsye për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje." "Së pari, është hakmarrja. Kur gazetari saudit Jamal Khashoggi u vra, Turqia ishte në mesin e vendeve që forcuan tonin e tyre kundër Riadit. Së dyti, Turqia zgjodhi të mbështesë Katarin kur Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti vendosën të bënin një bllokadë kundër këtij vendi, duke vendosur embargo dhe sanksione ndaj tij. Për më tepër, përpjekjet e Arabisë Saudite për t'iu afruar Athinës janë pjesë e përpjekjeve të Egjiptit për të nënshkruar një aleancë me Greqinë dhe Qipron, misioni i të cilit është të minojë ndikimin e Ankarasë në rajon dhe të prishë planet e Rexhep Tajip Erdogan. Së treti, projekti i tubacionit të gazit EastMed mund të shtyjë grekët që të forcojnë lidhjet e tyre me Arabinë Saudite. Projekti i gazsjellësit EastMed planifikon të transferojë gaz natyror në Evropë nga viti 2025, dhe është Greqia ajo që po mobilizon përpjekjet e saj për të bindur Riadin për të financuar këtë projekt. Nga ana tjetër, nëse realizohet projekti EastMed, tubacionet turke të gazit të destinuara për të transferuar gazin rus në Evropë do të humbin në masë të madhe rëndësinë e tyre, gjë që do t'i pëlqejë Arabisë Saudite, e cila ndjehet armike me Ankaranë. Dhe së katërti, Greqia po luan ndërmjetësin në mënyrë që Arabia Saudite të mund të blejë sisteme mbrojtjeje nga Izraeli. Në të vërtetë, Athina është një mënyrë e re për të ndihmuar Arabinë Saudite të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, dhe pret që sauditët t’i ofrojnë fonde të mëdha. Në anën saudite, Riadi po bën atë që duhet për t'u afruar me Greqinë; armik i betuar i Turqisë, një aleat i fuqishëm i Izraelit dhe një ndërmjetës i afërt me evropianët ".

 

Tags

Komente