Qershor 04, 2020 14:02 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane pajiset me avionë luftarakë MiG-29

Rusia ka dërguar pjesën e dytë të avionëve luftarakë MiG-29 në Siri dhe i ka dorëzuar ato ushtrisë siriane në mënyrë që ushtria e Sirisë t’i përdorë këta avionë në mbrojtje të territorit të saj.

Ambasada e Rusisë në Damask ditën e enjte ka deklaruar: “Këta avionë luftarakë i janë dorëzuar Sirisë në kuadër të programit për bashkëpunime teknike-ushtarake mes të dy vendeve dhe forcat ajrore të Sirisë tani kanë filluar përdorimin e këtyre avionëve në operacionet e veta”. Autoritetet e Rusisë nuk kanë treguar saktësisht numrin e avionëve luftarakë të Rusisë që i janë dorëzuar ushtrisë siriane.

Vlen të theksohet se Siria gjatë periudhës së ish-Bashkimit Sovjetik ka blerë me dhjetëra avionë MiG-29 rusë.

Avionët luftarakë MiG 29 që janë prodhuar në periudhën e ish-Bashkimit Sovjetik, që nga viti 1986 janë vendosur në sektorin e shitjes së mjeteve luftarake dhe që nga ajo kohë e deri më tani shumë herë janë modernizuar dhe pajisur me sisteme moderne.

Tags

Komente