Qershor 05, 2020 22:54 Europe/Tirane
  • Pas marrjes së MiG-29, Siria do fillojë betejën në Idlib?

Një ekspert ushtarak sirian beson se Siria do të fillojë betejën e Idlibit pas dorëzimit të avionëve luftarakë rus MiG-29. Sulmi i fundit ndaj terroristëve sinjalizon fillimin e operacioneve në Idlib.

"Ne kemi marrë vendimin për të shkatërruar pozicionet e fundit terroriste në Idlib", tha koloneli në pension dhe eksperti ushtarak sirian, Ali Maksud. "Pas sulmeve ajrore siriane ndaj terroristëve që ishin duke planifikuar të sulmonin autostradën M4, ka shenja të fillimit të operacioneve kundër terroristëve në Idlib. Gjatë këtyre operacioneve, aeroplanët luftarakë sirianë sulmuan urat dhe rrugët e komunikimit të terroristëve, "tha Maksud për Sputnik. Për të parandaluar ndonjë zhvillim të mundshëm të papritur, Rusia ka vënë në dispozicion avionët MiG-29 për pilotët sirianë. Duke iu referuar gatishmërisë së këtyre avionëve luftarakë për të përballuar çdo veprim të mundshëm nga ana e Turqisë në mbështetje të terroristëve, ky kolonel në pension pohoi se dorëzimi i këtyre avionëve luftarak Damaskut është me të vërtetë një përgjigje për të gjitha përpjekjet për të minuar marrëdhëniet strategjike midis Sirisë dhe Rusisë. Në lidhje me dërgimin e tankeve të sofistikuara dhe raketave të sofistikuara nga Rusia në Siri, ai e quajti atë një reagim ndaj dështimit të Turqisë për të respektuar detyrimet e saj në Idlib dhe ndaj Izraelit për shkeljet e marrëveshjeve ekzistuese mes Federatës së Rusisë dhe këtij regjimi, veçanërisht pas sulmeve të Izraelit në Qendrën Kërkimore Shkencore Al-Safirah në Alepo, sulm që u zhvillua nga hapësira ajrore turke. "Këto zhvillime kanë bërë që Rusia t'i përgjigjet çdo përpjekjeje turke apo izraelite për të mbështetur grupet terroriste përballë përparimit të ushtrisë siriane. Këta MiG kanë forcuar aftësinë luftarake të Sirisë, veçanërisht në ajër", tha koloneli sirian. Avioni MiG-29 është më i mirë se F-16 dhe aktualisht është përdorur kundër sulmeve ajrore jashtë hapësirës ajrore siriane. Raketat ajër-ajër me një rreze prej 120 kilometrash të instaluara në këtë aeroplan luftarak mund të synojnë çdo objektiv armiqësor turk, izraelit ose amerikan gjatë parandalimit të çdo sulmi kundër qendrave strategjike në tokën siriane.

 

Tags

Komente