Korrik 01, 2020 13:57 Europe/Tirane
  • Siria reagon ndaj konferencës së Brukselit për të ardhmen e Sirisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka dënuar konferencën virtuale të Brukselit për të ardhmen e Sirisë të cilën e ka quajtur ndërhyrje të hapur të Amerikës dhe BE në çështjet e brendshme të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Sana njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë sot (të mërkurën) me anë të një deklarate, ka deklaruar: “Kjo konferencë dhe qëndrimet e pjesëmarrësve në atë janë vazhdim i politikave armiqësore të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dhe organizatave të varura nga ata kundër Sirisë. Këto shtete duke mbështetur ndaj terrorizmit në aspekte dhe përmasa të ndryshme, duke derdhur gjakun e qytetarëve të Sirisë, duke shkatërruar infrastrukturat e këtij vendi dhe duke vjedhur e plaçkitur pasuritë dhe kapitalin i popullit sirian si dhe duke vendosur lloje të ndryshme të sanksioneve kundër Sirisë, nuk mund të pretendojnë se po mbështesin Sirinë dhe popullin e saj”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka theksuar: “Qëllimi i këtyre shteteve dhe organizatave është fshehja e krimeve të tyre nën maskën e humanizmit të rrejshëm dhe keqpërdorimin e hapur të çështjes humanitare dhe politizimin e ngjarjeve për të realizuar qëllimet e veta. Ndërkohë që e vetmja ndihmë që mund t’i japin këto shtete popullit të Sirisë është ndërprerja e mbështetjes ndaj terrorizmit dhe zbatimin e rezolutës 2253 të KS të OKB për ta luftuar terrorizmin”.

Tags

Komente