Korrik 01, 2020 15:45 Europe/Tirane
  • Atuan: Dobësia e botës arabe është shkaktar për planin e aneksimit të Bregut Perëndimor

Atuan konsideron se kufizimi i idealit të Palestinës dhe luftës së arabëve dhe regjimit sionist në vendimin e qeverisë së Beniamin Netanjahut për aneksimin e 30% të tokave të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan është një lloj ofendimi kundër idealit dhe luftës palestineze dhe zhvlerësimin e idealeve të popullit palestinez.

Analisti i njohur i çështjeve dhe zhvillimeve të Lindjes së Mesme vuri në dukje se aktualisht përveç Bregut Perëndimor, në realitet e gjithë Palestina praktikisht është nën pushtimin e Izraelit dhe heshtjen e botës arabe përball pushtimit të Palestinës përgjatë viteve më radhë në të kaluarën dhe rënien në kurthin e veprimeve devijuese të Izraelit dhe bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare dhe mbështetja mbi premtimet e rrejshme të marrëveshjes së Oslos; i ka quajtur gabime të mëdha dhe krime.

Kryeredaktori i gazetës elektronike “Ra’jul-Jeum” ka shkruar: “Sipërfaqja e rajonit “A” i cili vetëm si një iluzion është vendosur në dispozicion të Autoritetit Autonom të Palestinës, përbën vetëm 18% të territorit të Bregut perëndimor ndërsa dy rajone të tjera “B” dhe “C” në realitet përbëjnë 82% e territorit të mbetur të Bregut Perëndimor dhe në realitet procesi për aneksimin e Bregut Perëndimor nuk është asgjë tjetër përveç zbatimit dhe plotësimit të paragrafëve të tjera që nuk janë realizuar në marrëveshjen “akordi i shekullit” dhe dhënies së legjitimitetit gjendjes ekzistuese të Izraelit. Të gjitha dënimet ndërkombëtare të bëra nga ana e OKB dhe shteteve evropiane kundër planit për aneksimin e Bregut Perëndimor në realitet janë bërë në bazë të theksimit të tyre në sovranitetin e regjimit sionist dhe frikës dhe shqetësimit të tyre ndaj shkatërrimit të këtij regjimi sionist dhe në realitet kundërshtimi i OKB dhe i Evropës me planin e aneksimit nuk buron nga theksimi i tyre mbi mbështetjen ndaj të drejtave legjitime të popullit të Palestinës në vendin e vet. Asnjë prej shteteve evropiane deri më tani nuk kanë folur për kurrfarë masa ndëshkuese kundër regjimit pushtues izraelit dhe vetëm janë mjaftuar me paralajmërimi dhe vetëm në mënyrë të paaftë kanë kërkuar nga Izraeli që të heqë dorë nga vendimi i tij dhe çështjeje tjetër interesante është kjo që dy shteteve evropiane Austria dhe Hungari nuk kanë përdorur as fjalën “dënim”. Gjendja ekzistuese në Bregun Perëndimor është e heshtur, statike dhe nuk ka forma të ndryshme të rezistencës përball regjimit sionist pushtues dhe kjo gjendje konsiderohet si gjendje ideale e dëshiruar nga evropianët, Amerika dhe nga shtetet arabe të varura për ata”.

Atuan në vazhdim shkruan: “Shkatërrimi i planit të Autoritetit Autonom të Palestinës dhe koordinimeve të sigurisë dhe ndezja edhe më shumë e Intifadës dhe rezistencës në Bregun Perëndimor do të thotë kthimi i idealit të Palestinës në pikën filluese të vetë, do të thotë në mënyrë të qartë para marrëveshjes së Oslos dhe rënies në gënjeshtrat e legjitimitetit ndërkombëtar dhe manifestimit të një revolucioni të ri çlirimtar nën udhëheqjen e liderëve të rinj të gatshëm për të sakrifikuar dhe kjo është pikërisht ajo për të cilën po shqetësohet regjimi sionist dhe mbështetësit e tij perëndimorë. Heshtja e Autoritetit Autonom të Palestinës si trashëgimtar i Organizatës për Çlirimin e Palestinës përball regjimit pushtues sionist, konsiderohet gabimi më i madh i këtij Autoriteti. Autoriteti Autonom i Palestinës ka krijuar rrethanat e përshtatshme për ekzistencën dhe misionin e Izraelit dhe është vendosur në shërbim të izraelitëve dhe të qëllimeve të tyre dhe përgjatë më shumë se 27 vite është shndërruar në një mekanizëm të sigurisë së regjimit sionist për mbështetjen dhe mbrojtjen e kolonive sioniste dhe në shkëmbim të këtyre shërbimeve ka marrë vetëm një grusht ryshfet dhe liderët e AAP dhe të afërmit e tyre dhe gjenerata e tyre kanë fituar privilegje financiare ndërsa për popullin e Palestinës të gjitha këto shërbime të AAP nuk kanë sjell kurrfarë rezultati për popullin e Palestinës përveç poshtërimit dhe humbjes së tokave dhe vendeve të shenjta dhe humbjes së vëmendjes së botës ndaj idealit të Palestinës dhe ofendimeve të disa arabëve në rrjetet sociale kundër AAP. Autoritetet raciste të regjimit sionist aktualisht po hartojnë programe për të gëlltitur tokat palestineze dhe për t’i shndërruar palestinezët në skllevër në shërbim të kolonëve sionistë në mënyrë që palestinezët të pastrojnë rrugët e tyre dhe tualeteve të tyre ashtu siç vepronin homologët e tyre racist në Afrikën Jugore”.

Nga pikëpamja e kryeredaktorit të “Re’jul-Jeum”, “Izraeli në bazë të fazës së parë të strategjisë për aneksim, do të përqendrohet në aneksimin e tokave pjellore dhe burimeve të ujit në zonat me dendësi popullore të kufizuar dhe rajonet me dendësi të madhe të popullsisë si Nablos, Khalil dhe Tulkerem do t’i lë për fazën e dytë nën emrin “Tranferimi” ose me fjalë të tjera, dëbimin e palestinezëve në Jordan dhe në këtë mënyrë do të përsëritet edhe një herë skenari i Izraelit i viteve 1947 dhe 1948, sidomos në vijën bregdetare të Palestinës dhe të disa rajoneve si Khalil dhe ky konsiderohet shkaku kryesor i shqetësimit të autoriteteve jordaneze dhe kundërshtimit të tyre me planit për aneksim, sepse Jordania e din shumë mirë që në rast të zbatimit me sukses së fazës së parë, në fazën e dytë të planit për aneksim, Jordania do të shndërrohet në vendin zëvendësues për palestinezët. Regjimi pushtues sionist synon aneksimin e Luginës së Lumit Jordan, për arsye se ky rajon është jo vetëm burimi kryesor i ujit dhe përmban fusha pjellore për bujqësi, por në të ardhmen do të përbëjë kufijtë lindorë të Izraelit me çfarëdo lloj territori palestinez dhe do të ndërpritet qasja e palestinezëve në kufijtë e shteteve arabe dhe në këtë mënyrë nuk do të ndërpritet gabimi i regjimit sionist për mos mbylljen e kufijve tokësor të Rripit të Gazës me Egjiptin, sepse nëpërmjet kufirit të Egjiptit po futen armatime dhe raketa për lëvizjen e Hamasit dhe Xhihadit islamik. Prandaj, problemi ynë i madh nuk është aneksimi, por mënyrë e reagimit të Autoritetit Autonom të Palestinës dhe grupeve palestineze ndaj strategjisë së tyre para dhe pas paraqitjes së planit për aneksim dhe niveli i seriozitetit të tyre. Deri më tani nga ana asnjë prej grupeve palestineze akoma nuk është paraqitur kurrfarë skenari i qartë për t’u përballur me planin e aneksimit. Regjimi sionist pushtues aktualisht ndodhet në periudhën më të dobët të tij, për arsye se nga çdo anë është rrethuar me armiqtë e tij dhe raketat dhe çfarëdo lufte nga ana e këtij regjimi do të rezultojë me humbje shumë të mëdha nga aspekti material dhe njerëzor për regjimin sionist”.

Atuan në vazhdim kujtoi se Bregu Perëndimor mund të shndërrohet në një Rrip të Gazës, Sa’de ose në Libanin Jugor si shkaktari i shqetësimit më të madh për liderët e regjimit sionist, sepse në këtë mënyrë do të krijohet një front tjetër përball kolonëve sionistë dhe forcave izraelite. Ai në fund theksoi: “Disa tërheqje të regjimit sionist nga plani për aneksim ose për shtyrja e zbatimit të këtij plani, nuk duhet konsideruar sukses ose fitore dhe nuk duhet mendohet se në shkëmbim të kësaj tërheqje duhet përmirësuar marrëdhëniet më shumë me regjimin sionist dhe kështu të shpërblehet regjimi sionist, por duhet vepruar në të kundërtën duke shfrytëzuar të gjitha metodat e rezistencës kundër pushtuesve për të rimarrë të gjitha territoret e pushtuara nga ky regjim, sepse thuhet se disa prej shteteve arabe dëshirojnë t’i përmirësojnë marrëdhëniet me Izraelin me shtyrjen e zbatimit të planit për aneksim. Populli i Palestinës mund ta shfrytëzojë planin për aneksim në periudhën afatmesme dhe afatgjate për të marrë masat e ardhshme kundër pushtuesve dhe t’i japë fund bashkëpunimit në fushën e sigurisë me regjimin sionist”.

 

Tags

Komente