Korrik 02, 2020 13:02 Europe/Tirane
  • Fillojnë operacionet e sigurisë kundër ISIS në veri të Bagdadit

Sot kanë filluar operacionet e forcave të sigurisë dhe ushtarake të Irakut kundër elementëve të grupit terrorist ISIS në veri të Bagdadit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se operacioneve e përbashkëta të forcave të Hashd Sha'bi të Irakut kanë filluar ditën e enjte me urdhrin e Mustafa Al-Kadhimi, kryeministrit të Irakut, për të përndjekur elementët e grupit terrorist ISIS dhe për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në Bagdad.

Këto operacione janë organizuar në bazë të informacioneve të sakta për identifikimin e elementëve të mbetura të grupit terrorist ISIS dhe për të spastruar rajonet në veri të Bagdadit me qëllim të forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, arrestimin e personave nën përndjekje dhe mbrojtjen e qytetarëve nga sulmet e mundshme të terroristëve të ISIS.

Ushtria dhe forcat Hashd Sha'bi të Irakut deri më tani kanë kryer shumë operacioneve për spastrimin e rajoneve të ndryshme të Irakut nga elementët e mbetur të grupit terrorist-takfirist ISIS.

Tags

Komente