Korrik 02, 2020 13:10 Europe/Tirane
  • Senati Amerikan voton kundër heqjes së forcave ushtarake nga Afganistani

Senati i Amerikës me shumicën e republikanëve ka hequr nga programi i punës projektligjin për t'i dhënë fund luftës gati 20 vjeçare të Amerikës në Afganistan.  

Agjencia e lajmeve Russia Today njoftoi se Senati i Amerikës ditën e mërkurë me 60 vota kundër përball 33 votave pro, ka hequr nga programi i punës projektligjin e Rand Paul, senatorit republikan nga shteti Kentaki dhe Tom Udall, senatorit demokrat të shtetit New Meksiko, i cili ishte paraqitur si amendament i projektbuxhetit mbrojtës të këtij vendi.

Ky projektligj i përgatitur me emrin "Ligji Afgan" e urdhëronte Departamentin Amerikan të Mbrojtjes që të fillojë largimin sistematik të forcave ushtarake amerikane nga Afganistani.

Ky projektligj i cili ishte paraqitur edhe në vitin 2019 në kuadër të projektbuxhetit, gjithashtu anulonte edhe aprovimin e vitit 2001 për përdorimin e forcës ushtarake i cili ishte miratuar në reagim ndaj sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 dhe lejonte çfarëdo lloj veprimi ushtarak të Uashingtonit anë e mbanë botës.

Tags

Komente