Korrik 02, 2020 13:38 Europe/Tirane
  • Qytetarët jemenas protestojnë kundër pushtimit të koalicionit saudit

Me mijëra qytetarë jemenas janë mbledhur në qytetin Taiz në jugperëndim të Jemenit dhe kanë protestuar kundër vazhdimit të agresionit ushtarak të koalicionit saudit në rajone të ndryshme të Jemenit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se qytetarët e qytetit Taiz gjatë këtyre protestave gjithashtu kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të forcave ushtarake të koalicionit saudit nga Jemeni dhe largimin e forcave të EBA-ve nga ishulli Sokotra i Jemenit.

Më parë me mijëra qytetarë jemenas kanë organizuar protesta edhe në provincën Sokotra në jug të Jemenit dhe kanë theksuar në largimin e forcave ushtarake të EBA-ve nga Jemeni.

Vlen të theksohet se Këshilli Tranzitiv i Jemenit Jugor që mbështetet nga EBA, në fund të muajit prill duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Aden dhe në provincat e tjera jugore të Jemenit, ka deklaruar autonominë e kësaj pjese të Jemenit.

 

Tags

Komente