Korrik 02, 2020 23:54 Europe/Tirane
  • S-400 në Siri, kurth për boshtin SHBA-Izrael-Turqi?

Askush nuk e besoi presidentin turk të Mërkurën, 1 Korrik, kur ai afirmoi, së bashku me homologët e tij iranianë dhe rusë, të bashkuar me videokonferencë dhe si pjesë e një përpjekje iraniane që supozohet të shpëtojë marrëveshjet e Astanasë, se ai respekton integritetin territorial të Sirisë.

Për momentin, Sulltani arriti të imponojë lirën turke në Idlib, për të larguar rajonin që ai pushton nga ekonomia kombëtare siriane, me pak fjalë për të imponuar Ligjin Cezar atje ku as Libani e as Iraku, dy fqinjët e tjerë të Sirisë nuk do ta respektojnë. Por, kur një agjenci zyrtare turke e shtypit si Anadolu raporton lajmin për shfaqjen e afërt të një aeroporti ushtarak amerikan në mes të Hasakes, disa kilometra larg Kamishli, ku Rusia ka bazën e saj ajrore, është shumë e çuditshme. Anadolu thotë se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të instalojnë një aeroport ushtarak në Tell Brak në provincën Hasake, një komunitet gjysmë ore nga baza ruse. Anadolu, e cila përfaqëson vetë një vend që është pjesë e rrjetit të SHBA-Izrael për kontrabandën e naftës siriane, shpjegon se ndërtimi i kësaj baze synon të lehtësojë vjedhjen e naftës. Por çdo vëzhgues objektiv nuk mund ta pranojë se ky veprim bëhet vetëm për para, duke marrë parasysh që pothuajse 40 kilometra që duhet të ndajë këtë bazë të ardhshme amerikane nga baza ruse, do ta bënte atë një fqinj shumë të madh jo vetëm për helikopterët dhe dronët rusë me qendër në Kamishli, por edhe për bateritë e famshme S-400 që fushata mediatike e boshtit SHBA-Izrael me pjesëmarrjen e Ankarasë ka arritur ta diskreditojë plotësisht në Siri. Nëse besojmë median turke, brenda një kohe të shkurtër, një aeroport ushtarak amerikan me hangarë për aeroplanët, dronët, dhe veçanërisht sistemet e mbikëqyrjes së radarëve dhe pse jo, Patriotët, do të ngrihej nën hundën e ushtrisë siriane dhe të aleatëve të saj. A do ta toleronte Rusia një perspektivë të tillë? Sa i përket Rezistencës, aleatit të fortë të Sirisë, gjërat janë shumë të qarta: në lindje të Eufratit do të bëhet gjithçka në mënyrë që kjo shtrirje gjeografike që SHBA dhe aleatët e saj turq dhe izraelitë po kërkojnë të krijojnë midis Irakut dhe Sirisë, për të bllokuar rrugën strategjike Iran-Irak-Siri-Mesdhe, tashmë arteria tokësore e energjisë, anti-Cezar dhe anti-Sanksion, të mos ndodhë dhe vizita e fundit e komandantit të lartë ushtarak iranian, Gjeneral Kaani duket se shkon në këtë drejtim. Sa për Rusinë, plani anti-SHBA dhe anti-NATO duket se ndiqet ndryshe. Ushtria Siriane është dislokuar masivisht ditët e fundit në jug të Idlibit, ku orët e fundit janë zhvilluar luftime intensive përgjatë boshtit jugor nga Xhebel al-Zavija deri në Idlib. Ky është një burim i vërtetë shqetësimi për "Sulltanin" i cili pothuajse e zbrazi Idlibin nga mercenarët tij luftues, nga ata që ia vlente të armatoseshin dhe të financoheshin për t'i dërguar në Libi për të grabitur naftën në Sirte në Libi. Sa i përket aftësive të saj reale për të parandaluar humbjen e Idlibit, Ankaraja nuk është më shumë e sigurt në mungesë të një numri të mjaftueshëm mercenarësh. Një plan sirian-iranian-rus për të shpërbërë forcat turke dhe ato pro-turke në Idlib dhe Tripoli? Kështu duket. Kështu që Anadolu mund të ketë të drejtë të dëshirojë ta frikësojë Rusinë duke raportuar lajmet për një aeroport amerikan në ndërtim afër Kamishli. S-400 mund të mos ketë gjuajtur, por ka shërbyer si një kurth për boshtin SHBA-NATO.

 

Tags

Komente