Korrik 03, 2020 10:33 Europe/Tirane
  • Turqia dërgon trupa në veri të Sirisë

Turqia njoftoi dërgimin e trupave speciale ushtarake në rajonin Ras Ain në  veri të Sirisë.

Ministria e mbrojtjes e Turqisë deklaroi se trupat janë dërguar dje nga qyteza Silvan pjesë e provincës Diarbakir në juglindje të Turqisë për në qytetin Ras Ain të provincës Hesake në  veri të Sirisë. Ushtria turke me pretekstin e luftës kundër terroristëve ka pushtuar një pjesë të madhe në veri dhe verilindje të Sirisë ku veprojnë grupet militante pro turke. Agresioni i ushtrisë turke në veri të Sirisë është dënuar nga populli dhe qeveria siriane dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare. Ushtria turke është dërguar në Siri në kohën kur presidentët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë në takimin e fundit të tyre theksuan respektimin e marrëveshjes së Astanasë për Sirinë për ruajtjen e pavarësisë dhe sovranitetit të këtij vendi pa praninë e fuqive të huaja. Irina Cakormen hulumtues amerikan është i mendimit se projekti i unifikimit të kurdëve të Sirisë nga ana e Amerikë është faktor përçarës mes grupeve kurde të cilët mendojnë për bashkimin e tyre me kurdët e Irakut dhe të Turqisë. Pikërisht ideja për bashkimin e kurdëve kundërshtohet fuqishëm nga pala turke dhe në rast se Amerika nuk mbështet kurdët e Sirisë atëherë objektivi i tyre nuk do të realizohet. Nga ana tjetër negociatat e Astanasë që kanë nisur 3 vite më parë me iniciativën e Iranit, Rusisë dhe Turqisë thekson përfundimin e krizës 9 vjeçare të luftës së brendshme në Siri. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje pjesa më e madhe e territorit sirian kontrollohet nga qeveria legjitime e këtij vendi ndërkohë që dosja e grupit terrorist ISIS në këtë  vend është mbyllur. Por megjithatë Turqia është e shqetësuar nga qëllimi që ndjek Amerika në bisedime për bashkimin e kurdëve dhe dobësimin e qeverisë siriane, që në fund të fundit rezulton me forcimin e pozitës së kurdëve. Për këtë arsye Turqia me praninë e saj ushtarake në Siri mundohet të qartësojë pozitën e saj përpara zgjedhjeve presidenciale në Amerikë dhe për presidentin e ardhshëm amerikan që sipas gjasave nuk do të jetë Donald Trump. Këtë e tregon edhe vazhdimi i sulmeve të ushtrisë turke ndaj rajonit të Kurdistanit të Irakut dhe krijimin e një baze të re ushtarake. Përveç kësaj Turqia duke sulmuar edhe një herë pozicionet kurde në Siri, pritet të pushtojë një tjetër rajon të këtij vendi. Megjithatë ajo çka po ndodh në rajonin e Azisë Perëndimore nuk është as në interes të Turqisë dhe as në interes të Sirisë por në favor të regjimit sionist dhe Amerikës të cilët mundohet të shfrytëzojnë në maksimum situatën dhe në këto kushte Turqia duhet ta dijë se kur ajo firmos një dokument në takimet e Astanasë, Sochit, Ankarasë apo në Teheran, ajo duhet të zbatojë pikat e këtij dokumenti pasi në rast të kundër ajo do të shkaktojë dëme që do të destabilizojnë rajonin edhe më shumë.

 

 


 

Tags

Komente