Korrik 04, 2020 10:01 Europe/Tirane
  • Sana: Nuk ka asnjë perspektivë për vendosjen e paqes në Jemen

Kreu i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit deklaroi se koalicioni saudit nuk i përgjigjet propozimeve të dërguarit të OKB për paqen në Jemen.

Muhamed Ali al-Houthi, kreu i komitetit të lartë të revolucionit në Jemen deklaroi se koalicioni saudito-amerikan insiston në vazhdimin e luftës dhe agresionit ndaj Jemenit. Sic vihet re qartë nuk ka asnjë perspektivë për paqe nga asnjë prej anëtarëve të koalicionit agresor pasi ata në përgjigje të propozimeve të të dërguarit special të OKB, atij i kanë thënë që të qëndrojë në pritje të përgjigjes. Ndërkohë përgjigjja jonë për dërguarin e OKB është një dokument rrugëzgjidhës gjithëpërfshirës, tha në fjalën e tij kreu i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit. Houthi në vazhdim tha: Koalicioni amerikano-britanik-saudit dhe emiratas është i përqendruar në vazhdimin e rrethimit dhe të agresionit kundër Jemenit me qëllim përfitimin nga shitja e armëve dhe përfitimet nga bashkëpunimit me armikut dhe për ata nuk ka aspak rëndësi gjakderdhja. Koalicioni saudit i cili nuk kurseu sulmet edhe në kohën e shpalljes së armëpushimit nga ana e tij, javën e kaluar njoftoi nisjen e operacioneve ushtarake kundër ushtrisë dhe komiteteve popullore në Jemen. Ministria e të drejtave të njeriut të qeverisë së shpëtimit kombëtar në Jemen deklaroi se avionët agresorë sauditë kanë sulmuar me bomba fragmentale disa zona të banuara nga civilët në provincën Saade.

Tags

Komente