Korrik 04, 2020 17:25 Europe/Tirane
  • Reagimi i ashpër i irakianëve ndaj ofendimit të medias saudite ndaj autoriteteve fetare

Ofezat e paturpshme të një media saudite ndaj autoriteteve të larta të myslimanëve shiite të Irakut, kanë ngjallur reagimin e ashpër të personaliteteve të ndryshme irakiane.

Agjencia e lajmeve Fars gazeta saudite "Al-Sahrk Al-Awsat" ditën e premte ka publikuar një karikaturë ofenduese rreth Ajetulla Sistani, veprim ky që ka ngjallur reagime të gjera të qytetarëve irakianë.

Hadi Ameri, lideri i koalicionit parlamentar "Al-Fath", ka dënuar këtë ofendim të gazetës "Al-Shark Al-Awsat" dhe ka deklaruar: "Regjimi Al Saud përsëri ka kaluar vijat e kuqe dhe ka shkelur vlerat e larta të popullit të Irakut".

Ahmed Al-Asadi, deputet i Parlamentit të Irakut, gjithashtu ka dënuar këtë veprim të gazetës saudite dhe ka thënë: "Ky veprim ofendues kundër autoritetit ë lartë fetar të Irakut gjithashtu është qëndrim i klasës sunduese të Arabisë Saudite.

Nasr Al-Shameri, zëdhënësi i lëvizjes së rezistencës islame "Nuxheba" të Irakut, gjithashtu me anë të një mesazhi të publikuar në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: "Qëndrimet anti-shiite të regjimit Al Saud dhe të mercenarëve të tjerë të Amerikës dhe Izraelit nuk është ndonjë fenomen i çuditshëm. Sauditët janë po ata të cilët me pa të drejtë kanë derdhur gjakun e myslimanëve të pafajshëm".

Tags

Komente