Korrik 04, 2020 22:25 Europe/Tirane
  • Mbi 80 të vrarë në përleshje të ashpra në Homs të Sirisë

Përleshje të ashpra kanë shpërthyer midis trupave të qeverisë siriane dhe mbetjeve të grupit terrorist ISIS në krahinën qendrore të vendit Homs me viktima të raportuara nga të dy palët.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani tha në një raport të Shtunën se përleshjet kishin ndodhur në shkretëtirën al-Sukhna në lindje të Homsit midis ushtarëve sirianë, të mbështetur nga luftëtarët aleatë, dhe terroristët e ISIS. Raporti shtoi se të paktën 80 njerëz ishin vrarë gjatë luftimeve të ashpra, përfshirë 30 terroristë dhe 18 forca qeveritare, të cilët u mbështetën nga sulmet ajrore siriane dhe ruse. Sipas raportit, përleshjet ndodhën pasi terroristët filluan sulme të koordinuara në disa pozicione qeveritare në afërsi të qytetit Sukhna. Anëtarët e ISIS kanë ruajtur një prani sporadike në Sirinë perëndimore pavarësisht se humbën fortesën e tyre të fundit vitin e kaluar. Ata kryejnë sulme të rregullta kundër forcave qeveritare.

 

Tags

Komente