Korrik 05, 2020 16:48 Europe/Tirane
  • Qytetarët irakianë protestojnë kundër ofezave të gazetës saudite ndaj autoritetit të lartë fetar shiit

Qytetarët e Irakut kanë organizuar protesta dhe kanë dënuar veprimin ofendues të gazetës saudite "Al-Shark Al-Awsat" ndaj Ajetullah Sistani, autoritetit të lartë shiit të Irakut.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi gazeta saudite "Al-Sahrk Al-Awsat" ditën e premte ka publikuar një karikaturë ofenduese rreth Ajetulla Sistani, veprim ky që ka ngjallur reagime të gjera të qytetarëve irakianë kundër regjimit Al Saud dhe mediave të Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al-Malume ka raportuar se me mijëra qytetarë irakianë ditën e diele kanë protestuar në rrugët e Bagdadit dhe kanë dënuar këtë veprim ofendues të gazetës saudite ndaj autoritetit të lartë fetar të myslimanëve shiitë të Irakut. Protestuesit gjithashtu kanë dënuar politikat e Arabisë Saudite dhe ndërhyrjet e Amerikës në çështjet e brendshme të Irakut.

Tags

Komente