Korrik 06, 2020 08:12 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist sulmon rripin e Gazës

Avionët luftarakë dhe helikopterët dje kanë sulmuar disa qendra infrastrukturore në veri të rripit të Gazës.

Zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist njoftoi se avionët dhe helikopterët kanë sulmuar disa qendra infrastrukturore nëntokësore në veri të rripit të Gazës, të cilat u përkisnin Hamasit. Ushtria izraelite ka pretenduar se sulmi është kryer për të parandaluar dëmtimin e qytetarëve sionistë dhe ka thënë se Hamasi është përgjegjës për pasojat e të gjitha sulmeve që kryhen nga regjimi sionist. Ndërkohë burime të varura nga ushtria sioniste kanë deklaruar se si pasojë e lëshimit të disa raketave nga rripi i Gazës, në disa koloni sioniste është ngritur alarmi i rrezikut. Sulmi me raketa nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo materiale.

Tags

Komente