Korrik 06, 2020 15:06 Europe/Tirane
  • Gjenerali sionist: Tel Avivi duhet të përgatitet për reagimin e Teheranit

Ish-gjenerali ushtarak i regjimit sionist ka bërë të ditur brengosjen e këtij regjimi përball çfarëdo lloj veprimi të mundshëm të Teheranit pas ngjarjes së fundit që ndodhi në Natanz.

Gazeta izraelit "Haaretz" ka shkruar se Amus Jadlin, ish-gjenerali i ushtrisë së regjimit sionist, ka zbuluar shqetësimet e këtij regjimi përball veprimeve të mundshme të Iranit dhe ka thënë: "Çështja e zjarrit në Natanz do të ushtrojë ndikim të madh mbi mënyrën e kundërpërgjigjes së Iranit".

Ky gjeneral sionist i cili më parë ka qenë edhe shefi i inteligjencës ushtarake të regjimit sionist, gjithashtu ka paralajmëruar: "Nëse Irani do ta konsiderojë Tel Avivin fajtor për ngjarjen e Natanzit, atëherë Tel Avivi duhet të jetë i gatshëm në mënyrë operative për reagimin e Teheranit që mund të realizohet nëpërmjet sulmeve raketore ose kibernetike ose mënyrave të tjera".

Vlen të theksohet se më parë edhe Gabi Ashkenazi, ministri i punëve të jashtme të regjimit sionist, në përgjigje ndaj një pyetje në lidhje me shpërthimin e zjarrit në një pjesë të objekteve në kompleksin bërthamor Natanz të Iranit, ka pretenduar: "Politika e jonë afatgjate është kjo që të mos lejojmë Iranin të arrijë në kapacitetin bërthamor, sepse nëse Irani do të arrijë në një kapacitet të tillë, do të jetë kërcënim për ekzistencën e Izraelit. Nuk mund ta lejojmë Iranin të dislokohet në kufijtë verior të Palestinës së pushtuar. Prandaj marrim masa kundër Iranit që më mirë është të mos flasim rreth tyre".

Ministri i jashtëm i regjimit sionist gjithashtu duke mbështetur përpjekjet e Amerikës për vazhdimin e embargos së armëve ndaj Iranit, pretendoi: "Tel Avivi nuk mund të pranojë një pozitë në të cilën Irani do të mund të blejë sisteme të sofistikuara të armatimeve të ndryshme".

Javën e kaluar zëdhënësi i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit njoftoi për shpërthimin e një zjarri në një prej objekteve në ndërtim e sipër në hapësirën e hapur të kompleksit bërthamor në Natanz.  

Behruz Kamalvandi në lidhje me këtë ka thënë: "Të enjten në mëngjes si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një prej objekteve në ndërtim e sipër në hapësirën e hapur të kompleksit bërthamor të Natanzit, është dëmtuar një objekt dhe shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri janë duke u hetuar nga autoritetet përkatëse. Ky aksident nuk ka shkaktuar asnjë viktimë ose të lënduar dhe as nuk ka krijuar probleme për punën normale të këtij kompleksi.

Tags

Komente